18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Rrahjet në LDK, Isa Mustafa e largon nga gara Abrashin e Borovcin

LDK merr vendim që Hazir Borovci e Arban Abrashi të tërhiqen nga gara për kryetar të Degës së tretë në Prishtinë.

Pas dhunës e cila ndodhi në mes anëtarëve të LDK-së një ditë më parë në Mat, kryetari i partisë, Isa Mustafa ka marr një vendim.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LDK-së, të udhëhequr nga kryetari Isa Mustafa mes tjerash, u analizua edhe situata e krijuar në disa degë të partisë gjatë procesit zgjedhor.

Theks i veçantë i është kushtuar zhvillimeve të fundit në Degën III në Prishtinë, me ç’rast Kryesia rithekson se sjelljet e dhunshme dhe pamjet e tilla janë mënyra dhe metoda të papranueshme për LDK-në, njofton kumtesa.

Duke analizuar situatën e krijuar, kryesia e LDK-së morri vendim që Hazir Borovci dhe Arban Abrashi, të përmendur në teren për kryetar të Degës III në Prishtinë, të tërhiqen nga gara për kryetar të Degës, me qëllim që t’i kthehet normaliteti procesit të zgjedhjeve brenda LDK-së.

Me pjesën e mbetur të procesit zgjedhor në Degën III do të udhëheqë Kryesia Qendrore e LDK-së.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles