14.5 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Zbatimi efikas i ligjeve, fokusi i radhës për sektorin e drejtësisë

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka marrë pjesë në takimin e bordit të projektit të UNDP-së “Përmirësimi i Qasjes në Drejtësi dhe Reformës së Sundimit të Ligjit”, i mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë përmes Ambasadës Norvegjeze në Prishtinë.

Ky projekt, sipas ministrit Tahiri, ka ndihmuar me ekspertizën e tyre dhe mbështetjen direkte në analizat dhe konceptet e reja që shoqërojnë zbatimin sa më efikas të ligjeve të sektorit të drejtësisë që janë aprovuar së fundmi, njofton kumtesa.

“Jam i lumtur që reformat e ndërmarra nga ana jonë, si në drejtësinë penale, ashtu edhe në legjislacionin që mundëson qasje më efikase në realizimin e të drejtave ligjore të qytetarëve tanë, kanë gjetur dhe po gjejnë mbështetje të fuqishme prej partnerëve zhvillimor, me këtë rast UNDP-së dhe Mbretërisë së Norvegjisë. Jemi falënderues ndaj taksapaguesve norvegjez për këtë mbështetje dhe do bëjmë përpjekje maksimale që përpjekjet tona të përbashkëta të përmirësojnë ndjeshëm përvojën e qytetareve të Republikës së Kosovës me sistemin e drejtësisë në vendin tonë. Fokusi ynë i deritanishëm për reformat legjislative, do të përcillet ngushtë me koordinimin dhe mbështetjen ndër institucionale me qëllim të zbatimit sa më efikas të tyre” tha ministri Tahiri.

Përmes këtij partneriteti, UNDP dhe Ambasada Norvegjeze janë duke ndihmuar Ministrinë e Drejtësisë për zbatimin e masave të “Drejtësisë 2020” dhe në analizën e të dhënave që dalin në kuadër të procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit

Reformat e ndërmarra, sipas ministrit Tahiri, po mundësojnë krijimin e një sistemi modern, që do të karakterizohet nga efikasiteti, transparenca, llogaridhënia dhe qasja më e lehtë në drejtësi.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles