24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Përkundër tmerrit në aeroplan, Hoxha thotë se sa herë do e merr malli do udhëtojë për në Kosovë

“Një grua është dëmtuar shumë në kokë dhe ka pas gjakderdhje, ndërsa një pasagjer që ishte ulur afër meje pasi iu është këputur rripi i sigurisë ka fluturuar afër një meter”, thotë Enver Hoxha, pasagjer në incidentin e aeroplanit Prishtinë-Bazel

Enver Hoxha 36 vjeçar nga Ferizaj, i cili jeton në kanton Bernë, së bashku me dy motrat dhe dhëndrin vetëm një ditë me parë kishin shkuar në Kosovë për një rast vdekje familjare. Derisa po ktheheshin për në Zvicër, për pak sa i shpëtuan një fatkeqësie tragjike. Ata ishin dëshmitarë të tmerrit që përjetuan të dielën në mbrëmje 121 udhëtarë në aeroplanin Boeing i kompanisë AKL Airlanes që po fluturonte nga Prishtina për në Bazel.

Nga turbulencat që ndodhën rreth gjysmë ore para uljes së aeroplanit në aeroportin e Bazelit, mbi dhjetë udhëtarë janë dërguar në spitalin e këtij qyteti.

Enver Hoxha,  rrëfen për “albinfo.ch” në detaje rastin që ndodhi në aeroplan: “Jemi lindur për të dytën herë”, thotë ai. “Kanë qenë momente kur e sheh vdekjen me sy. Kishte burra, gra dhe fëmijë. Frika na kishte kapluar të gjithëve. Kishte bërtitma të njerëzve dhe të qara”, shpjegon ai për “albinfo.ch”.

Enveri tregoi se aeroplani kishte turbulence të mëdha. Janë thyer mbrojtëset e karrigeve dhe shumë pasagjerëve iu janë këputur rripat e sigurisë. “Një grua është dëmtuar shumë në kokë dhe ka pas gjakderdhje, ndërsa një pasagjer që ishte ulur afër meje pasi iu është këputur rripi i sigurisë ka fluturuar afër një metër”, tregon ai, duke shtuar se turbulencat kanë zgjatur vetëm disa minuta, por frika tek njerëzit ishte e madhe derisa ata zbritën në tokë.

Ekuipazhi i aeroplanit thotë ai gjatë tërë kohës kanë biseduar dhe janë munduar t’ju dalin në ndihmë dhe t’i qetësojnë udhëtarët. Më të zbritur në Bazel kanë qenë të pranishëm ambulance dhe zjarrfikës të shumtë. “Fatmirësisht ne nuk kemi pas nevojë për trajtime mjekësore, por ata që ishin të lënduar, janë dërguar menjëherë për në spitalin e Bazelit”, shton tutje ai.

Ndonëse ende nuk iu është larguar paniku, Enveri shprehet se do të udhëtojë sërish me aeroplan për në Kosovë. “Do të udhëtoj edhe me aeroplan dhe me çdo mjet tjetër sa herë që të me merr malli për Kosovë”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles