24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Dhuna në LDK, fajësohet Arban Abrashi

Kanë vazhduar përleshjet në mes të delegatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Dhuna u shpërfaq edhe sot gjatë mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të nëndegës në Mat, e njohur si Dega e Tretë presidenti Ibrahim Rugova, në shkollën “Mitrush Kuteli”, në Mat.

Për këto përleshje kryetari i zgjedhur i nëndegës së Matit, Sherif Vrajolli fajëson  ish-kandidatin e LDK-së për kryetar të Prishtinës Arban Abrashin. Sipas tij, ai nuk punon për partinë, por për interesa personale.

“Ju ishit vetë dëshmitarë, se prezenca ishte e madhe mbi 320, në atë të parën kur është dashur komisioni kandidues këta ishin më pak, por nuk u pajtuan me votën, u numëruan dolën mbi 230 diku delegatë ‘për’, kundër ishin ata që kanë mbetur 60- 70. Kështu që mospajtimet e tyre dolën prej kontrollit, dhe nënkryetarin e goditën me grushte, u bë një përleshje. Mua më vjen keq. Këtu fajtor kryesor i këtyre edhe i Kodrës së Trimave, edhe i Lagjes së Spitalit, edhe krejt, është Arban Abrashi me një grup, i cili nuk po ka mëshirë, sikur të mos ishte në LDK, duhet të vijë turp. Unë jam aktivist që 30 vjet edhe të kem pasoja, ndoshta edhe e kam thyer dorën kjo është turpi i LDK-së. Kisha apeluar që askush të mos jetë i lënduar, se këta për interesa të vet është duke i bërë, nuk janë për interesa të qytetarëve, nuk janë për interesa të LDK-së”, tha ai.

Kryetari i sapo zgjedhur i nëndegës së LDK-së në Mat tregon arsyet e shpërthimit të incidentit në mes të dy grupeve.

“Filloi kur unë në komisionin e punës e propozova  dr. Sali Krasniqin dhe Musli Mehën, të cilët janë aktivistë më të vjetër, mund të them në LDK edhe 260-270 ishin për dhe 60 kundër, u pa…nuk u pajtuan edhe rrethi i tij i madh e bëri këtë”, tha ai.

Pas shpërthimit të rrahjes, ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës, e cila ka shoqëruar në polici disa nga delegatët e kuvendit zgjedhor.

Megjithatë, pas pushimit të gjakrave, janë zgjedhur edhe drejtuesit e kësaj nëndege.

Sherif Vrajolli është zgjedhur kryetar i nëndegës së LDK-së Mati në Prishtinë, ndërsa nënkryetar u zgjodh Kreshnik Hoxha, që të dy të krahut të Hazir Borovcit.

Zgjedhja e tyre erdhi pas ndërprerjes së punimeve të Kuvendit si pasojë e përleshjes së mbështetësve të Hazir Borovcit dhe atyre të Arban Abrashit.

Vrajolli dhe Hoxha janë në mesin e personave të lënduar me këtë rast si pasojë e rrahjes.

Dhuna në degët e kuvendeve zgjedhore të kësaj partie në Prishtinë është duke vazhduar tash e sa kohë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një person, pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale Facebook, ka bërë kanosje ndaj simpatizueseve të një partie politike. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar më herët se do të ndëshkohen të gjithë ata që e prishin procesin zgjedhor.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles