Sot është dita botërore e dhurimit të gjakut

0
30

Çdo vit më 14 qershor në shumë vende të botës organizohet “Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut”.

Që prej vitit 2004, kjo datë shënohet me fushatë për dhurimin e gjakut për të shpëtuar jetën e atyre në nevojë.

Temat e fushatave që organizohen janë të ndryshme, megjithatë kanë një qëllim rritjen e vetëdijes së popullatës për të dhuruar gjak dhe për të shpëtuar jetë të atyre që janë në nevojë.

Kjo ditë shënohet çdo vit edhe në Kosovë dhe këtë vit zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë do të organizojnë dhënien vullnetare të gjakut me qëllim të ngritjes së vetëdijes për rëndësinë që ka sigurimi në kohë i gjakut dhe produkteve të tij.