19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Përfitimet e ngrënies së frutave me lëvore

Rekomandimet që japin mjekët me konsumin e frutave bashkë me lëkurën, heqja e së cilës i heq mundësinë trupit tonë në marrjen e shumë vitaminave dhe lëndëve ushqyese.

Heqja e lëkurës së disa frutave, ju po humbni shumë nutrientë. Kështu, vetëm lëkura e portokallit ka afërsisht dyfishin e vitaminës C krahasuar me pjesën e brendshme. E njëjta gjë vlen edhe për disa fruta të tjera, të cilat shumë mirë mund të konsumohen bashkë me lëkurën, pasi vlerat ushqyese të tyre janë shumë të larta.

Mollë

Lëkura e një molle përmban rreth gjysmën e përmbajtjes në fibra të të gjitha mollës. Një mollë mesatare përmban gjithashtu 9 mg vitaminë C, 100 IU vitaminë A, dhe 200 gr kalium. Duke hequr lëkurën, ju humbni rreth 1/3 të këtyre nutrientëve.

Lëkura ka gjithashtu katër herë më shumë vitaminë K se pjesa e tulit të brendshëm; rreth 5% e vlerës ditore. Vitamina K prezente edhe te mishi dhe spinaqi, apo perime të tjera të gjelbra, ndihmon në procesin e koagulimit të gjakut që mbyll enët e gjakut në rast të ndonjë çarjeje/gërvishtjeje dhe ndihmon në aktivizimin e proteinave që trupi ka nevojë për rritjen qelizore dhe ruajtjen e shëndetit të kockave.

Lëkura e mollës shquhet dhe për përfitime potenciale përtej përmbajtjes vitaminike. Një antioksidant i quajtur quercetin, që gjendet kryesisht në lëkurën e mollës ndihmon funksionimin pulmonar, lehtëson problemet e frymëmarrjes dhe mbron mushkëritë tuaja nga irrituesit. Quercetina gjithashtu besohet dëmtimin e indit trunor dhe mbron memorien tuaj.

Një studim ka identifikuar një tjetër komponent që gjendet kryesisht te lëkura e mollës, që quhet triperpenoid, i cili duket frenon, ose vret disa lloje qelizash koncerogjene në organizmin tonë. Acidi ursolik në lëkurën e mollës, është treguar nga shumë studime që stimulon rritjen muskulore, rrit muskulin skeletor dhe ul riskun për obezitet.

Qitro, portokalli, limoni

Lëkura e një portokalli paketon dyfishin e vitaminës C krahasuar me pjesën e brendshme të saj. Ajo përmban gjithashtu përqendrime të larta të riboflavinës, vitaminës B6, kalcium, magnez dhe kalium. Flavonoidet e lëkurës kanë veti antikoceroze dhe antiinflamatore (qitro nxit përthithjen e hekurit).

Aq e ushqyeshme sa është lëkura e agrumeve, vështirë se nuk do të nisni t’i hani portokallet e plota. Lëkura e plotë është e hidhur dhe e vështirë për t’u tretur. Në vend që ta merrni njëherësh, grijeni lëkurën duke përdorur me grirëse dhe vendoseni sipër sallatës, ose në një salcë (siç është salcë sallate me uthull balsamike, vaj ulliri dhe një përbërës i stinës). Ato mund të kombinohen mirë edhe me akullore apo çokollatë.

Kivi

Ju me siguri keni nxjerrë tulin e gjelbër jashtë lëkurës së kivit me vite të tëra, por kjo pjesë e jashtme e pazakontë është kaq e ngrënshme. Në fakt, lëkura përmban më tepër flavonoide, antioksidantë dhe vitaminë C sesa pjesa e brendshme dhe dyfishin e fibrave. Kështu që lajeni kivin dhe hajeni si pjeshkë. Nëse ju duket lëkura e pamundur për t’u ngrënë, gërvishteni për t’i hequr pjesën si gjemba.

Shalqiri

Të gjithë shalqinj përmbajnë citrulinë, i cili ka veti antioksidante dhe konvertohet në argininë, një aminoacid esencial me përfitime për zemrën, sistemin imunitar dhe sistemin e qarkullimit. Por pjesa më e madhe e kësaj citruline gjendet në lëkurën e bostanit. Ngrënia e lëkurës mund të tingëllojë jo e shijshme, por ajo mund të konservohet si turshi (njësoj si kastravecat), në formën e reçelit ose glikosë (por kujdes te personat me diabet). Një tjetër mënyrë është të vendosësh në një grirëse së bashku me tulin e brendshëm dhe pak limon.

Bananet

Lëkura e bananes përmban më tepër fibra se pjesa e tulit të saj, dhe është shumë herë më e pasur në kalium. Lëkura përmban gjithashtu luteinën, një antioksidant i fuqishëm që luan rol në ruajtjen e funksionit normal të syve. Një aminoacid i quajtur triptofan është më i përqendruar në lëkurë sesa në pjesën e brendshme të saj. Ndër të tjera, triptofani besohet të lehtësojë depresionin duke rritur nivelin trupor të serotoninës, një neurotransmetues që prek humorin.

Megjithëse lëkura ka një shije të hidhur dhe të athët, një banane e tejpjekur (kafe ose e zezë) bëhet më e hollë, më e ëmbël dhe më e lehtë për t’u përtypur. Ju mund të vendosni gjithashtu lëkurën e bananes bashkë me pjesën tjetër në një grirëse, më pas ta konsumoni./mapo

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles