19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Ministria e Mjedisit fajëson Komunën e Fushë Kosovës për dështimin e projektit 12 milionë eurosh për mbeturinat

Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi, shpreh shqetësimin në lidhje me dështimin e realizimit të projektit për ndërtimin e objekteve për ruajtjen e përkohshme të mbeturinave të rrezikshme në Harilaq të Fushë- Kosovës, si rezultat i refuzimit të komunës pa ndonjë argument.

Përmes një komunikate, MMPH thotë se në Kosovë gjenerohen shumë mbeturina të cilat për nga karakteristikat e tyre konsiderohen të rrezikshme dhe të cilat në shumicën e rasteve janë të  vendosura dhe të hedhura në vende jo të përshtatshme, kështu që këto mbeturina dhe materietë rrezikshme, në gjendjen në të cilën gjenden tani, paraqesin një kërcënim të përhershëm për kontaminimin e tokës, ujit dhe ajrit, gjithashtu paraqesin rrezik edhe për shëndetin e njeriut me pasoja  afatgjate.

Sqarimi i Ministrisë pa ndërhyrje

“Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) në kuadër të Strategjisë se Republikës së Kosovës për Menaxhimin e Mbeturinave 2013-2022, ka planifikuar ngritjen e projektit –“Ndërtimin e objektit për ruajtjen e përkohshme të mbeturinave të rrezikshme në Kosovë”. Për këtë projekt ështëmarrë përkrahja e Programit IPA 2015. Aktivitetet për krijimin e parakushteve për realizimin e projektit në fjalë janë bërë sëbashku me MZHE dhe nën mbështetjen e Komisionit Evropian”.

“Me programin e IPA 2015, ishin siguruar 12 milion euro për zhvillimin e këtij projekti që do të shërbejnë për magazinimin e mbeturinave të rrezikshme nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës. Zhvillimi i projektit ishte i varur nga përcaktimi i lokacionit, icili me parë ishte përcaktuar  në zonën kadastrale të Harilaqit – komuna e Drenasit, por lokacioni i përcaktuar dhe i lejuar nga Qeveria e Kosovës që në vitin 2009, tani për tani nuk do të mund të shfrytëzohej për qëllimin e këtij projekti, pasi qësipërfaqja e konsideruar e lokacionit është e pa pastruar nga mjetet shpërthyese dhe mund të paraqes rrezik për jetën e njeriut”.

Nga sekretari i MMPH është emëruar një Komision ndërinstitucional për hulumtimin, përzgjedhjen dhe propozimin e një lokacioni që do të ishte më i përshtatshëm për qëllimin e lartëcekur. Komisioni ka dal në teren dhe ka propozuar që njëri nga lokacionet e mundshme për “Ndërtimin e  objektit për ruajtjen e përkohshme  të mbeturinave të rrezikshme”, mund tëshfrytëzohen parcelat me ID të njësisë kadastrale P-72514003-00022-16; P-72514003-00022-17; P-72514003-00022-18; P-72514003-00022-19, që ishte në pronësin e Agjensisë Pyjore të Kosovës, në zonën kadastrale Harilaq në komunën e Fushë Kosovës ( ne afersi te lokacionit te meparshem).

MMPH-së ka bërë kërkesë në Qeverinë e Republikës së Kosovë, e cila ka lëshuar Vendimin Nr. 11/49, datë 29. 05.2018 për caktimin e lokacionit për ,,Ndërtimin e objektit për ruajtjen e përkohshme të mbeturinave të rrezikshme” në Kosovë.

Nga zyra e Komisionit Evropian në Kosovë për këtë projekt kishin filluar aktivitetet. Ishtë kontraktuar Kompania ,,GEOKOS”, për të bërë hulumtimet gjeoteknike të lokacionit.

Derisa zhvilloheshin shpimet gjatë hulumtimit, Inspektorati i komunës së Fushë Kosovës, ka ndërprerë punët e kompanisë që bënte hulumtimet.

MMPH menjeherë ka kontaktuar Kryetarin e komunës së FushëKosovës, të cilit i është sqaruar qëllimi dhe rëndësia e projektit, dhe i është thënë se pas shqyrtimit gjeoteknik do të pasojë edhe Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis për projektin.

Personat kompetent nga MMPH ishin pjesëmarrës në asamblenëkomunale të Fushë Kosovës, me qëllim për të i’u sqaruar rëndësinë e Projektit.

Megjithatë, asambleja Komunale mori vendim që mos tëzbatohet Vendimi i Qeverisë për shfrytzimin e lokacionit. Ky vendim ende nuk është dërguar në Ministrinë e Administrimit tëpushtetit Lokal, gjithashtu, këtë vendim edhe MMPH nuk e posedon.

Ndërkohë, gjatë takimeve, me propozimin e Kryetarit tëKomunës, zyrtar të MMPH-së dhe përfaqësues të Zyrës sëKomisionit Evropian në Kosovë, kanë vizituar edhe ca vende në afërsi të lokacionit aktual, megjithatë është konstatuar se lokacioni i përzgjedhur dhe i lejuar me Vendim nga Qeveria e Kosovës është njëri ndër lokacione.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles