24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Anita gruaja e kryeministrit mban tri vende pune në të njëjtën kohë

Agjencia Kundër Korrupsion ka publikuar deklarimet e pasurisë së zyrtarëve të institucioneve të Kosovës.

Në deklarimin që ka bërë kryeministri Haradinaj shihet se gruaja e tij, Anita, mban tri puna në të njëjtën kohë.

Anita punon në Radio Televizionin e Kosovës që merr pagë mujore prej 660 euro – vjetore 7,920.00, në ELSIG merr pagë mujore 1,000 – vjetore 12,000.00 dhe në Agjencion marketingu ‘Vibe’ 1,000 euro në muaj – në vit 12,000.00

Haradinaj ka deklaruar se gruaja e tij vozitë veturë në vlerë prej 8 mijë euro, kryeministri nuk ka deklaruar veturë tjetër.

Mes tjerash në deklarimin e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Haradinaj ka deklaruar pasurinë në vitin 2019, ku përfshihen dy shtëpitë e tij në vlerë mbi 500 mijë euro, një shtëpi familjare prej afër 300 mijë euro, një banesë rreth 70 mijë euro dhe tokë në vlerë mbi 102 mijë euro.

Sipas raportit të AKK-së, kryeministri është i ‘zhytur’ në kredi. Ai ka tre kredi një për blerjen e banesës, tatim nga qiraja e shtëpisë dhe për banesë. Ky borxh i kryeministrit kap vlerën totale prej 168,462.

Mirëpo, kryeministri ka të hyra të majme vjetore. Nga qiraja e shtëpisë ai merr 73,467.00 euro, nga paga mujore e kryeministrit 32,710.00 dhe nga pensioni invalidor 2,700.00, në total kjo shumë rrumbullakohet 108,877 euro.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles