13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Vdes edhe një punëtor i ndërtimtarisë

Një punëtor ndërtimtarie që ishte lënduar para me shumë se një muaji, mbrëmë ka ndërruar jetë. Ai ishte rrëzuar në kohën kur ishte duke punuar në një shtëpi ndërsa për më shumë se një muaj kishte qëndruar në mjekim intenziv në QKUK.

Përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar informacione se puntori i lënduar me datë 29 prill 2019 ka vdekur.

Sipas raportit nga vendi i ngjarjes viktima ishte rrëzuar në kohën kur ishte duke punuar në një shtëpi ndërsa për më shumë se një muaj kishte qëndruar në mjekim intenziv në QKUK.

Policia ka sqaruar se është duke hetuar rrethanat e ngjarjes ndërsa trupi i pajetë i puntorit është dërguar për obduksion.

“Nga klinika Intensive në QKUK, raportohet se ka ndërruar jetë viktima mashkull K/ Shqiptar i cili me datën e lartcekur ishte rrëzuar derisa kishte qenë duke punuar në një shtëpi. Me urdhër të prokurorit  trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles