16 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Pas Serbisë, Shqipëria e dyta për barrierat e vendosura ndaj Kosovës

Klubi i Prodhuesve dhe Oda Ekonomike e Kosovës në një konferencë për media kanë folur lidhur me problemet dhe barrierat tregtare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, për të cilat pohuan se nuk po ka vullnet politik nga ana e Qeverisë së Shqipërisë të zgjidhen.

Vetëm në pesë mujorin e parë të këtij viti, Shqipëria rriti eksportet drejt Kosovës për 25 milionë euro, ndërsa Kosova vetëm me një milion euro rritje.

Kryetari i OEK, Berat Rukiqi, tha se janë evidentuar nga bizneset shumë barriera të mbledhura qe një dekadë e më shumë, për të cilat nuk po duket se ka një vullnet politik ose një plan të qëndrueshëm sesi të trajtohen.

“Çfarëdo lloj partneriteti që është tentuar të ndërtohet në tregun e Shqipërisë nga kompanitë e Kosovës vazhdimisht ka pasur barriera të ndryshme. Barriera tarifore, jo tarifore e deri te cenimi I investimeve siç ka ndodhur në rastin e kompanisë ‘Elkos”, që po thuajse e ka përjetuar një kontestim politik të pronës së vet tash e sa muaj. Fatkeqësisht nuk ka pasur mbrojtje të mjaftueshëm qoftë nga institucionet tona ose institucionet e rendit, ligjit dhe ato ekzekutive në Shqipëri. Ky është vetëm një rast që e dëshmon që asnjë formë kompanitë tona nuk kanë arrit që deri tash të kenë një pozicion të duhur në tregun e Shqipërisë”, tha Rukiqi.

Pse Kosova i jep një fokus tregut të Shqipërisë, sipas Rukiqit, është se për kompanitë kosovare është tregu kryesor që do të duhej të ishte në fakt për eksport, për investime dhe për bashkëpunim.

“Pse e them tregu kryesor, për shkak se gjeografikisht, politikisht, në aspektin socio-kulturor dhe në të gjitha aspektet tjera ka mundësi për me ekzistua një tregti e lirë, një tregti e hapur, një komlimentaritet në këmbimet tregtare, por në fakt kjo nuk po ndodhë. Ajo që është me rëndësi të theksohet është që ne vazhdojmë të rekomandojmë, që marrëveshjet që i kemi edhe jemi të obliguar t’i respektojmë”, tha ai.

Kryetari i Klubit të prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha theksoi se për prodhuesit e Kosovës, tregu i Shqipërisë është një prej tregjeve më interesante dhe atraktive, duke marrë parasysh se dy shtetet, Kosova dhe Shqipëria janë një komb.

Panxha tha se ka shumë arsye që të rritet shkëmbimi tregtar në mes dy vendeve, por për fat të keq kjo nuk po ndodhë.

“Tregtia me Shqipërinë po vazhdon të jetë tregti e një anshme. Nëse i shohim statistikat për pesë muajt e parë të vitit 2019, eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës janë rritur për 25 milionë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa, eksportet e Kosovës për në Shqipëri janë rritur vetëm për një milion. Pa marrë parasysh gjuhën e ëmbël që e përdorin politikanët e Shqipërisë, atë procedurat po I kanë shumë të hidhëta në krah asim me prodhuesit e Kosovës”, tha Panxha.

Ai shtoi se në Tiranë së fundmi, është diskutuar duke iu referuar një raporti të shkruar nga Komisioni Evropian, ku për fat të keq pas Serbisë, Shqipëria del e dyta që vendos barriera tregtare ndaj Kosovës. Bosnja është e treta, ndërsa, e katërta është Mali i Zi dhe e pesta është Maqedonia.

“E dimë që me Serbinë i kemi problemet, por të jetë Shqipëria e dyta kjo është një fatkeqësi për marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve tona, ne kemi pritur dhe kemi shpresuar që Qeveria e Shqipërisë do të reflekton dhe do të marr mesa, duke u bazuar në marrëveshjet që I kemi nënshkruar”, deklaroi Panxha.

Sipas tij, një prej marrëveshjeve kryesore është ajo për lehtësimin e shkëmbimit tregtar në mes dy vendeve, ku të dy qeveritë obligohen që çdo vendim i marrë sa i përket tregtisë duhet të analizohet impakti potencial që mund ta ketë në ekonominë e Shqipërisë apo të Kosovës, ndërsa kjo nuk ka ndodhur nga ana e Shqipërisë, siç është rasti i përshkallëzimit të akcizës për birrën në Shqipëri, që automatikisht e përjashton nga konkurrenca birrën e Kosovës. Pastaj, aplikimi i taksës rrugore, ngaqë autostrada në pjesën e Shqipërisë nuk i përmbush parametrat e një autostrade moderne.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles