17.3 C
New York
Tuesday, October 29, 2024

Buy now

spot_img

Qëndrimi gjermano-francez: Nuk e zëvendësojmë rolin ndërmjetësues të Bashkimit Evropian

Këshilltarët e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron kanë ardhur me disa mesazhe të qarta në Prishtinë.

Burime brenda takimit bëjnë të ditur se në të gjitha takimet me liderët institucionalë të Kosovës, ata kanë theksuar se Samiti i Berlinit dhe ai i Parisit nuk kanë për qëllim të marrin rolin e lehtësuesit të dialogut apo të zëvendësojnë rolin e BE-së.

“Ne dëshirojmë të mbështesim BE-në për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse”, kanë thënë ata në takim me liderët politikë të Kosovës.

Një delegacion gjermano-francez ka qëndruar në Kosovë, për të koordinuar hapat e parë të organizimit të Samitit të Parisit, i cili udhëhiqet nga përfaqësues të BE-së, presidenti francez dhe kancelarja gjermane.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles