7.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Pasuria rreth gjysmëmilionëshe e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës

Në fillim të këtij viti ish-drejtori i Divizionit për Komunikacion në Policinë e Kosovës, Samedin Mehmeti është zgjedhur zëvendësdrejtor në Policinë e Kosovës.

Zëvendësdrejtori i PK-së, në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar edhe pasurinë e tij e cila është afër gjysmë milion euro.

Pasuria e paluajtshme e Mehmetit është saktësisht 448 mijë euro. Në këtë pasuri hyjnë 10 pronat e paluajtshme të cilat gjithsej kanë 17.811 metra katrorë.

Dy tokë- truall janë regjistruar tutje në pasurinë e paluajtshme, tri shtëpi dhe një garazh me kuzhinë.

Pasurinë të paluajtshme, Mehmeti e ka deklaruar në emër të tij, të bashkëshortes dhe në dy raste të prindërve.

Ai madje ka deklaruar edhe se nga 27 nëntori 2007 deri me 13 dhjetor të vitit 2014 ka punuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, përfshirë këtu edhe punën në misionin e OKB-së në Afganistan, ku edhe janë realizuar të hyrat dhe kursimet me të cilat është përfunduar ndërtimi i shtëpisë dhe janë blerë pasuritë e paluajtshme të cekura me lartë.

Në AKK, Mehmeti ka deklaruar se posedon një veturë Mercedes vlera e të cilës është 6 mijë euro.

Gjithashtu zëvendësdrejtori Mehmeti ka deklaruar se është aksionar në ShPK “3S”, ku përmban 50% të aksioneve të kësaj kompanie.

Gjithashtu Mehmeti ka deklaruar se posedon një vlerë prej 20 mijë e 374 eurove para kesh në institucione financiare të gjitha të deklaruara në emër të tij.

Paga e Mehmetit në Policinë e Kosovës si zëvendësdrejtor është 1 mijë e 259 euro.

 

 

Gjithashtu Mehmeti është edhe mësimdhënës në ASKP.

Ai ka deklaruar edhe pensionin e prindërve dhe qiranë në një banesë.

Gjithashtu në të hyrat vjetore ai ka deklaruar se merr kompensim në emër të fëmijëve nga MPMS.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles