7.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Tjetër reagim nga Gjermania: Kujdes me mesazhet që dërgojmë për shqiptarët, problemet janë shqetësuese

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat deputeti gjerman i CDU, Olav Gutting reagon për situatën politike në Shqipëri.

Ai shprehet se Shqipëria është partneri i Gjermanisë dhe si ndër popujt më evropian dashës Gjermania e ka mbështetur për përparimin nga koha e diktaturës deri në integrimin në NATO.

Ai thekson se duhet të jemi të ndjeshëm në mënyrën e dërgimit të mesazheve nga Gjermania drejt Shqipërisë.

“Ne duhet të jemi të ndjeshëm duke dërguar mesazhe nga Gjermania në Shqipëri. Problemet e brendshme janë shqetësuese, por ne duhet të jemi të kujdesshëm në këshillat që i japim Shqipërisë, për shembull në lidhje me datën e zgjedhjeve.

Ne vetëm mund të themi se largimi nga Parlamenti dhe hedhja e molotovëve nuk është një mundësi. Kjo madje është e gabuar dhe nuk përputhet me vlerat tona. Mosmarrëveshjet politike duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe debateve parlamentare, jo përmes luftimeve në rrugë”, shprehet Olav Gutting.

Deklarata e plotë e deputetit gjerman i CDU, Olav Gutting

Para së gjithash Shqipëria është miku ynë dhe partneri ynë dhe nuk do ta harrojmë kurrë se shqiptarët janë njerëzit më pro BE në rajon, bazuar në të gjitha sondazhet e Bashkimit Europian. Ne kemi mbështetur gjithmonë perspektivën e Shqipërisë për pranimin në BE. Me ndihmën e KfË, por jo vetëm, ne kemi investuar sasi të konsiderueshme në vend, gjë që bëri përparim të mahnitshëm nga diktatura tek anëtari i NATO-s dhe vendi kandidat për në BE.

Së dyti, ne duhet të jemi të ndjeshëm duke dërguar mesazhe nga Gjermania në Shqipëri. Problemet e brendshme janë shqetësuese, por ne duhet të jemi të kujdesshëm në këshillat që i japim Shqipërisë, për shembull në lidhje me datën e zgjedhjeve.

Ne vetëm mund të themi se largimi nga Parlamenti dhe hedhja e molotovëve nuk është një mundësi. Kjo madje është e gabuar dhe nuk përputhet me vlerat tona. Mosmarrëveshjet politike duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe debateve parlamentare, jo përmes luftimeve në rrugë.

Së treti, ne duhet të përshëndesim përparimin e Shqipërisë bazuar në raportin e Komisionit të BE dhe të merremi shumë me përgjegjësi me rekomandimet pozitive të Komisionit për hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë. Ka një progres të prekshëm.

Pajtohem që ne duhet ta shohim procesin në këndvështrimin tonë dhe ta analizojmë atë më vonë. Por kjo duhet të ndodhë në një dialog.

Unë dua të përgëzoj të gjithë njerëzit dhe autoritetet shqiptare për përpjekjet dhe arritjet e tyre të mëdha. Ata kanë ende një rrugë të gjatë për të shkuar dhe probleme serioze për t’u zgjidhur. Në këtë fazë Shqipëria meriton respektin dhe mbështetjen tonë të plotë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles