5.2 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

Vjosa Osmani: I kemi 58 vota për rrëzimin e Qeverisë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani në një konferencë për media ka folur për mocionin e iniciuar nga opozita për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Ajo ka thënë se aktualisht i kanë 58 vota për ta rrëzuar Qeverinë që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj, raporton Indeksonline.

“Ne i kemi mbledh 58 nënshkrime deri më tani dhe do ti rikonfirmojmë edhe një herë, por janë vetëm vota të opozitës. Nuk i kërkojmë votat e Listës Serbe, e kur hyjmë në votim nuk mund të përzihemi në votat e deputetëve. Por jemi në fazë të hershme për të folur për mocionin dhe vota, target për ne janë deputetët e pushtetit që po shprehin mospajtim me mënyrën si po udhëhiqet me shtetin. Prandaj nëse e kanë seriozisht ata do ti japin nënshkrimet e tyre”, ka theksuar Osmani.

Ajo tutje shtoi se të gjithë ata që sot ankohen në votat e listës serbe dikur morën pjesë bashkë me ta në mocionin kundër LDK, edhe këta të PSD-së që dikur ishin në VV.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles