12.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Asfalti i dobët në Drenicë, dëmtohet ende pa përfunduar punimet

Projekt për ndërtimin dhe zgjerimin e rrugës rajonale Skenderaj-Drenas-Komoran, përkatësisht segmenti Komoran-Marinë në gjatësi prej 17 kilometrash ka nisur me 20 prill të vitit të kaluar.

Ky projekt është paraparë të përfundoj këtë vit e që buxhetit të shtetit i ka kushtuar me gjashtë milionë euro.

Mirëpo, qytetarët nuk janë të kënaqur aspak me këtë rrugë, pasi ende pa përfunduar mirë, janë vërejtur dëmtime në shtresën e asfaltit.

Sipas tyre, krejt kjo për shkak të cilësisë jo të mirë të asfaltit të cilën po e shtrojnë kompanitë e kontraktuara për projektin.

E.B, shofer i një kombi që udhëton çdo ditë në drejtimin e fshatit Tërstenik-Polluzhë, thotë se njëherë kompania ka riparuar, pasi menjëherë pas shtrimit të saj është dëmtuar.

“Asfalti sa është shtru, mirëpo u dëmtuar menjëherë. Hala pa përfundu mirë projekti, rruga u prish. Gjashtë milionë euro i kanë jep edhe gjendja e cilësisë së asfaltit nuk është aspak e mirë. Edhe nëse kryhen tash punimet,  pas disa muajve a viti, prapë  do ju duhet me ndërhy n’ta. Edhe veturat e kombat po dëmtohen prej këtyre punimeve”, ka thënë ai për Indeksonline. Mëndim thuajse njëjtë kanë edhe qytetarët që frekuentojnë këtë rrugë.

Se ka dëmtime në shtresën e asfaltit në anën e majtë të rrugës e pranon edhe Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Në një deklaratë për Indeksonline, ai ka bërë të ditur se të gjitha dëmtimet është urdhëruar që kompania t’i sanojë me shpenzime të saj.

“Menaxherët e projekteve nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit monitorojnë vazhdimisht punimet në të gjitha investimet mbarë Kosovës. Në projektin në fjalë, në anën e majtë në drejtim të Skënderajt janë vërejtur dëmtime në shtresën e asfaltit dhe kompania është urdhëruar t’i sanojë ato me shpenzime të saj (sipas kontratës)”, ka thënë tutje Lekaj.

Mirëpo, në rast se kompania nuk riparon dëmët, Ministri Lekaj ka bërë të ditur se do t’i ndërpritet kontrata.

“ Në rast se ajo nuk i përmbahet kontratës, do të inicohet procedurë për ndërprerje të kontratës. Projekti është paraparë të përfundojë gjatë vitit 2019”, ka theksuar Lekaj.

Pas këtij projekti, vitin e kaluar është paralajmëruar do të fillojë edhe rruga nga Feronikeli deri të Kroi i Mbretit, 5 kilometra e gjatë që do të lidhë fshatrat me korridorin N 9, Prishtinë – Pejë. shkruan /Indeksonline/

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles