Një aksion i gjerë policor është zhvilluar sot në veriun e vendit. Atje njësitë speciale kanë arrestuar dhjetëra persona ku shumica e tyre janë zyrtarë të Policisë.
Sipas Policisë, të arrestuarit dyshohen për kontrabandë, krim të organizuar dhe korrupsion.
Njësitë speciale pas përfundimit të aksionit janë tërhequr nga zonat ku janë kryer arrestimet, ndërsa njëri nga ta derisa ishte në automjetin e Policisë ka bërë simbolin e shqiponjës dy krenare.