13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Kadri Veseli fillon fushatën, nga Lipjani flet për vizionin e PDK-së dhe Tribunalin Ndërkombëtar

Në kuadër të takimeve me degët, pas procesit të brendshëm zgjedhor, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar strukturat e degës së PDK-së në Lipjan, ku u mirëprit nga anëtarët, kryesia dhe strukturat drejtuese, me ç’rast diskutoi për platformën Dekada e Re dhe aktualitetin politik.

“Dëshiroj që secili nga ju të ndjehet krenar për PDK-në dhe Kosovën, për angazhimin dhe marrjen e përgjegjësive. Kemi zhvilluar një proces të shkëlqyer zgjedhor, me pjesëmarrje masive, me mbi 50 mijë aktivistë. Pas këtij procesi zgjedhor, më shumë se gjysma e kryetarëve të degëve janë të rinj. Një dëshmi e organizimit tonë, janë rezultatet e zgjedhjeve në katër komunat veriore. Të gjitha partitë shqiptare së bashku, morën dy herë më pak vota se PDK“, tha Veseli.

“Ne kemi vizion në politikë, me ata që mendojnë ndryshe, nuk i shohim si armiq, sepse, ne punojmë për Kosovën dhe qytetarët tanë, e mbajmë fjalën dhe me procese reformatore, me qëllime e vizion të qartë për Dekadën e Re, duke e gërshetuar me përvojën dhe sakrificën e gjeneratave të vjetra, thellojmë dashurinë për vendin”, tha Veseli.

Ai ka folur edhe për iniciativën për formimin e Tribunalit për gjenocidin serb.

“Tribunali ka për qëllim vetëm të vërteten, drejtësinë, se kush ka qenë agresori dhe kush ka qenë viktima. Por, përveç përcaktimit për gjenocidin serb mbi Kosovën, dëshmohet mos guximi i njësiteve ushtarake të merret me UÇK-në por me popullatën civile. Ne nuk jemi popull hakmarrës, jemi për paqe dhe solidaritet, por nuk e harrojmë të kaluarën që për gjeneratat e reja të krijohet e ardhme e mirë“, tha Veseli.

Kreu i PDK-së po ashtu theksoi se PDK në Dekadën e Re do të transformojë vendin në zhvillimin ekonomik me politika direkte për të mbështetur inovatorët dhe sipërmarrësit e rinj që krijojnë blera të reja dhe vende të reja pune.

“PDK duhet të angazhohet për transformim dhe modernizim të shoqërisë, me konceptet e Dekadës së Re, konceptet perëndimore ku qytetarit i jepet hapësirë por kërkohet edhe përgjegjësi, mundësi e artë të cilën s’mund ta humbim. Identiteti ynë është perëndimor dhe i orientuar nga perëndimi si dhe synojmë zhvillimin ekonomik, dy premisa që nuk mund t’i harrojmë. Ne në PDK flasim hapur, ne duhet ta ndryshojmë edhe veten duke e luftuar të keqen, duhet të jemi të pa kompromis me të keqen. Duhet të tregojmë se ligji është më i fortë se individi. Dje ishim gati të sakrifikojmë, kemi pasur solidaritet dhe ideale. Nuk na ka shkuar mendja te përfitimi, andaj sot nuk mund të lejojmë që abuzuesit në emër të UÇK-së e të PDK-së të përfitojnë”, tha Veseli.

Ndërsa kryetari i degës së PDK-së në Lipjan, Hyzer Rizani, potencoi se PDK është parti e të gjitha shtresave, me perspektivë dhe vizion. Ai theksoi se me transparencë dhe llogaridhënie, plotësisht do të mbështeten në platformën e Dekadës së Re dhe vizionin e Kryetarit Kadri Veseli.

“Profesionalizmi dhe korrektësia janë dy parime bazë që na udhëheqin neve, këto vijnë duke u këshilluar me qytetarët dhe strukturat e degës së PDK-së në Lipjan”, tha Rizani, duke vlerësuar përkushtimin e Gruas Demokratike dhe Rinisë Demokratike.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles