8.3 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ekskluzive: VIDEO që tregon mashtrimet spektakulare të Rrahim Hashimit dhe Kadri Rexhepit

Rrahim Hashimi e Kadri Rexhepi kishin arritur që për disa muaj ta mashtronin në mënyrë klasike Faton Dalladakun në lidhje me spitalin në oborrin e QKUK-së.

Këtë e kishin bërë, në muajt e parë të vitit 2012, duke aktruar në mënyrë perfekte se gjoja janë njerëzit e politikanëve të lartë. Ata ishin thirrur në emër të Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, por krejt kjo ishte një mashtrim.

Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi i merrnin para Dalladakut, ndërsa punën nuk ia kryenin.

Në një video përmbledhëse të te gjitha xhirimeve, që duket se janë bërë nga vetë Faton Dalladaku në zyrën e tij, që Indeksonline i ka siguruar, shihet qartë skema e mashtrimit.

Ata i premtonin se puna do të kryej për ca ditë, pastaj për ca javë, por muajt kalonin e kjo nuk ndodhte.

Dikur, Dalladaku e kupton që e gjitha është një mashtrim, sepse Rrahim Hashimi e Kadri Rexhepi në fakt as nuk e njihnin Kadri Veselin e Xhavit Halitin. Dalladaku ju thotë atyre se kurrë në jetë nuk e ka parë Kadri Veselin dhe as nuk ia ka dëgjuar zërin.

Mashtrimi shkonte deri në atë pikë sa përmendet edhe Presidenti aktual i Shqipërisë, Ilir Meta.

Kadri Rexhepi i thotë Faton Dalladakut se Hashim Rrahimi është në Maqedoni, por kur Dalladaku e thërret Rrahim Hashimin në telefon, ai i thotë se ndodhet në Kamzë të Shqipërisë. Pas telefonatës, Dalladaku i thotë Rexhepit se ‘pse po më thua në Maqedoni ai qenka në Kamzë’. Kadri Rexhepi menjëherë arsyetohet duke thënë se ‘Hashim Rrahimi paska shkuar te Ilir Meta’.

Sa herë që Dalladaku tenton ta kuptojë mashtrimin, pasi puna nuk i kryhej, ata jepnin afate e premtime tjera, por as ato nuk mbaheshin.

Shikojeni më poshtë një video përmbledhëse prej 30 minutave.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles