6 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit me informatë rreth punimeve nëpër Kosovë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, në kuadër të përmbushjes së misionit të saj për të sjellë infrastrukturë rrugore cilësore, është duke shfrytëzuar maksimalisht sezonin ndërtimor. Si rrjedhojë, po punohet në të gjitha qytetet e Kosovës. Për pasojë në disa vende, qytetarët mund të hasin në pengesa gjatë qarkullimit, prandaj MIT kërkon mirëkuptim për çdo vështirësi në komunikacion dhe vonesa të shkaktuara.

Në vazhdim ju informojmë me disa nga projektet, në të cilat punimet mund të pengojnë lëvizjen e lirë të automjeteve;

Asfaltimi i rrugës R107 Gjakovë – Deçan

Zgjerimi i rrugës nacionale N9 Dollc – Gjakovë

Rehabilitimi i rrugës Prizren – Xërxë

Rehabilitimi i rrugës Rahovec – Suharekë

Zgjerimi i rrugës nacionale N 25.3 Gjilan  (segmenti Livoç – Gjilan)

Asfaltimi i rrugës në fshatin Cërnicë – Gjilan

Zgjerimi i rrugës në fshatin Përlepnicë

Zgjerimi i rrugës regjionale R102 Komoran – Skënderaj

Jemi të përkushtuar që punimet të kryhen sipas planit dinamik të paraparë, me qëllim të lëshimit në qarkullim sa më të shpejtë të investimeve të MIT.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles