Shoqata ka sqaruar se gjatë kësaj kohe si rrjedhojë e mirëkuptimit të ndërsjellë mes Shoqatës Sindikale të Kontrollorëve të Trafikut Ajror dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit me datë 22 shkurt, ishte nënshkruar një memorandum i mirëkuptimit me qëllim që me bashkëpunim në mes të MIT dhe SINKON të rregullohet statusi ekonomiko-financiar për kontrollorët e trafikut ajror përmes amandamentimit të Ligjit të ASHNA-së ose përmes zbatimit të Marrëveshjes Kolektive Sektoriale(MKS).
“Në kohën e hartimit të MoU, shprehja e vullnetit pozitiv për të adresuar pakënaqësitë e Kontrollorëve të Trafikut Ajror në lidhje me Ligjin e Pagave gjatë takimeve me ministrin Pal Lekaj ishte shpresëdhënëse se gjërat më në fund po shkonin në drejtimin e duhur. Sot më 20.04.2019 janë bërë 86 ditë që nga data e nënshkrimit të MOU në mes të MIT dhe SINKON. Përkundër insistimeve te SINKON për takim me MIT si dhe kërkesave për zbatim të marrëveshjes në afat kohor të përcaktuar, SINKON nuk ka marrë përgjigje konkrete apo zyrtare nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit. Për t’i dhënë hapësirë krerëve të institucioneve, respektivisht Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, anëtarësia e SINKON njëzëri vendosi që të shpallë grevë paralajmëruese në kohëzgjatje prej një ore më datë 27.05.2019 (prej orës 08:00 deri në ora 09:00). Ndërsa më datën 28.05.2019, greva do zgjasë prej orës 08:00 deri në ora 16:00. Duke qenë se Ligji për Greva në nenin 17 njeh kontrollin e trafikut ajror si shërbim jetik, gjatë kohëzgjatjes së grevës, kontrollorët do të sigurojnë minimumin e procesit të punës duke i ofruar shërbime të trafikut ajror fluturimeve ushtarake, shtetërore dhe ambulantore në Kosovë”, thuhet në komunikatë.
SINKON ka këkruar nga institucionet e Kosovës të reflektojnë dhe i ftojnë përsëri në zhvillim të dialogut social, përndryshe masat sindikale do të përshkallëzohen si përgjigje ndaj pasigurisë në punë që është duke u krijuar për arsyeje të mos zbatimit të marrëveshjes së mirëkuptimit.