12.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Në zgjedhje në veri, votuan 24 mijë e 595 qytetarë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e tretë lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në katër komuna: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se janë mbyllur të gjitha vendvotimet (87) dhe se procesi i votimit është zhvilluar pa ndonjë problem.

KQZ njofton se në këto zgjedhje, të drejtën për të votuar e shfrytëzuan 24 mijë e 595 (42.42%) qytetarë me të drejtë vote nga 57 mijë e 983 sa është numri i përgjithshëm i tyre. Në zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017, deri në të njëjtën kohë, kishin votuar 23 mijë e 891 votues apo 41.90%.

Kryetarja e KQZ-së falënderoj komisionerët apo anëtarët e Këshillave të Vendvotimeve për punën e mirë gjatë ditës së sotme si dhe i inkurajojmë që gjatë procesit të numërimit të fletëvotimeve t’i zbatojnë të gjitha procedurat e numërimit me qëllim që vullneti i qytetarëve të respektohet me përpikmëri.

Gjithashtu, në emër të KQZ-së, Daka falënderoi edhe institucionet tjera, Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit për angazhimin e tyre në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, si dhe misionin e OSBE-së në Kosovë për ndihmën e dhënë.

Për fund, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se nga ora 19:00 ka filluar të rrjedhë afati 24 orësh për paraqitje të ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me procesin e votimit të sotëm.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles