Paralajmërohen vërshime në Kosovë

0
51

Sektori i Hidrologjisë i Institutit Hidrometeorologjik  ka parashikuar se të martën do të ndodhin vërshime  në Kosovë për shkak të të reshurave të mëdha që do përfshijnë vendin në ditët në vijim.

Sipas njoftimit të IHMK vërshimet do të paraqiten me datën 14.05.2019, dhe do përfshijnë pjesën perëndimore, jugore dhe veriore te Kosovës.

Parashikohet që reshjet të jenë të pandërprera për 72 orë me një sasi prej >30 – 50 mm, dhe me probalitet të lartë të reshjeve ekstreme, përmbytjeve dhe rrëshqitje të dheut në zonat e ndjeshme.

Zonat më të goditura do të jenë pjesa perëndimore dhe jugore e vendit.