15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Nis Samiti i Brdo-Brijunit, liderët e Ballkanit i drejtohen BE-së me deklaratë të përbashkët

Krerët e shteteve të vendeve të Ballkanit kanë filluar të mblidhen në Tiranë.

Kjo në kuadër të Samitit të Brdo-Brijunit – takim ky që mbahet nga viti 2013 nën patronatin e Kroacisë dhe Sllovenisë në mënyrë që shtetet e rajonit të afrohen më shumë me Bashkimin Evropian, shkruan prishtinapress.eu

Presidentja e Kroacisë Kolinda  Grabar – Kitaroviq dhe presidenti Borut Pahor, së bashku me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta janë nikoqir të takimit.

Gjatë ditës së sotme pritet të mbahet pjesa më e rëndësishme e këtij takimi i cili ka ndezur edhe protestat në Tiranë kundër vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Në këtë takim në Tiranë përveç liderëve të Ballkanit do të merr pjesë edhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian Frederica Mogherini si dhe presidenti i Polonisë, Andrzej Duda.

Në këtë takim pritet që udhëheqësit e Rajonit të miratojnë një deklaratë të përbashkët drejtuar Komisionit Evropian duke kërkuar që anëtarësimi i rajonit në BE të jetë pikë e rendit të ditës.

Në këtë takim merr pjesë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles