Shefi i Telekomit: Do të dal në rrugë bashkë me 2500 familje

0
43

Sindikata e gatshme për protesta, thotë se nuk trembet nga kërcënimi i Devollëve

2500 punëtorë të Telekomit të Kosovës rrezikojnë të mbesin pa punë.

Ky skenar mund të ndodhë nëse Telekomit brenda dy javësh nuk ua kryen borxhin prej 25 milionë e 900 mijë eurove Z-mobilit.

Krerët e kësaj kompanie përmes një letre zyrtare i kanë dhënë afat deri më 26 prill për t’ia shlyer borxhin, në të kundërtën në letër thuhet se Z-mobile do të fillojë procedurat e përmbarimit.

Për këtë kryeshefi i Telkomit, Bedri Istrefi, po kërkon mbështetjen  e institucioneve të vendit.

Istrefi thotë se janë duke diskutuar edhe me Devollët për ta gjetur një zgjidhje.

Ndërkohë më i ashpër me pronarët e Z-Mobile ka qenë kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj, i cili thotë se nuk i trembet kërcënimeve të Devollëve.

Në anën tjetër, kryeshefi i i Telkomit frikësohet se nëse nuk reagon shteti, do ta ketë një arbitrazh tjetër për Telekomin.

Istrefin gjatë së hënës e ka takuar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka premtuar se Qeveria e vendit do të  angazhohet për qëndrueshmërinë biznesore dhe financiare të Telekomit të Kosovës.