9.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Veseli vë në lëvizje formimin e Tribunalit për krimet serbe në Kosovë

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka filluar sot edhe formalisht procedurat për iniciativën për formimin e Tribunalit Ndërkombëtar për krimet që Serbia ka kryer gjatë luftës në Kosovë.

Duke folur para përfaqësuesve të shoqatave të pagjeturve, organizatave të dala nga lufta, institucioneve të drejtësisë dhe institucioneve tjera të pavarura, ka thënë se kriminelët serbë ende nuk janë gjykuar për mijëra krime dhe viktima në Kosovë.

 

Me këtë rast Veseli tha se Kuvendi duhet të marrë edhe një nga vendimet më të vështira për iniciativën për një Gjykatë ndërkombëtare e cila do të gjykojë krimet e kryera nga shteti i Serbsië gjatë luftës në Kosovë.

 

Veseli shtoi gjithashtu se Kuvendi ka për detyrë të qojë deri në fund drejtësinë.

Fjalimi i plotë i Kryeparlamentarit Kadri Veseli:

Të nderuar të pranishëm

Zonja dhe Zotërinj

Salla ku sot jemi së bashku është një vend ku janë marrë vendime të mëdha për Kosovën.

Këtu është shpallur Kosova shtet i pavarur e sovran.

Është miratuar Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe janë nxjerrë qindra ligje për të mirën e shtetit dhe qytetarëve tanë.

Edhe sot, nga ky takim, qëllimi ynë është i qartë dhe i drejtë. Ky Kuvend duhet të marrë edhe një nga vendimet e veta më të domosdoshme. Iniciativën për një Gjykatë Ndërkombëtare, e cila do të gjykojë dhe dënojë krimet e kryera nga shteti i Serbisë gjatë luftës në Kosovë, duhet të ngritet dhe ne do ta bëjmë këtë.

Për të nisur rrugën e së vërtetës për mijëra njerëz tanë të vrarë, të varrosur e rivarrosur, nëpër baza ushtarake-policore të shtetit serb, të masakruar e të ri-masakruar.

Një pjesë e këtyre viktimave civile të pafajshme janë kthyer në eshtra, pa një konkluzion të mirëfilltë të shkakut të vrasjes së tyre dhe pa një analizë se si janë vrarë dhe çfarë është bërë me ta, nëse u ishin marrë organet ose jo.

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Po flas vetëm për viktimat e pafajshme civile, burra, gra, pleq, të rinj, prej tyre mijëra fëmijë të Kosovës – shqiptarë, të vrarë e të masakruar.

Një drejtësi që është mohuar deri më tash.

Një e vërtetë që përmes mosvënies së drejtësisë po tentohet të mohohet edhe si e vërtetë nga kryesit e tyre, shteti serb.

Bëhet fjalë për krime e masakra që shteti serb ka kryer në mënyrë sistematike, të organizuar, me platformë e strategji politike dhe operacionale.

Nëse ne të gjallët nuk kërkojmë drejtësinë për to, atëherë rrezikojmë të barazohet viktima me xhelatin, në heshtjen dhe mohimin e këtyre krimeve.

Ky Kuvend nuk do ta lejojë këtë dhe ka për obligim të marrë vendim që ta çojë deri në fund drejtësinë dhe kriminelët t’i vë para drejtësisë.

Ka obligim njerëzor, mbi të gjitha.

Por, për skeptikët dhe kundërshtarët e kësaj ideje, edhe ata strategjikë e politikë, dua të them se pa drejtësi

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles