3.3 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

U përurua shiriti rrugor shtesë në pikën doganore të Morinës

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, bashkë më ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, të premten mori pjesë në përurimin e shiritit rrugor shtesë në pikën doganore të Morinës, kufiri Kosovë-Shqipëri. Ky shirit shtesë do të ndihmojë qarkullimin edhe më të lirë e të shpejtë të njerëzve dhe mallrave nga të dyja anët e kufirit.

 

Duke folur për rëndësinë e këtij projekti infrastrukturor ministri Pal Lekaj deklaroi se ky shirit shtesë është në shërbim të lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe mallrave, sidomos për transportuesit nga të dyja anët e kufirit. Lekaj tha se bashkëpunime të tilla si ky, ndikojnë dukshëm në relacionet vëllazërore mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ambasadori Mixhozi e falënderoi ministrin Lekaj dhe dikasterin që ai përfaqëson për kontributin në realizimin e këtij projekti që ishte prolonguar për një kohë të gjatë, por që falë angazhimit të ministrit Lekaj u krye në më pak se 10 ditë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles