10.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Jonuz Salihaj largohet nga AAK-ja, thotë se ia montuan partia e tij dhe Shpend Ahmeti

Ish-anëtari i AAK-së dhe ish-drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jonuz Salihaj ka treguar në detaje arsyet e largimit të tij nga posti që kishte dhe tani edhe nga partia.

Salihaj ka thënë se kishte presion të madh për punësime partiake, ndërsa më pas presioni iu rrit edhe nga PSD-ja e Shpend Ahmetit.

 

Për këtë situatë, Salihaj ka thënë se kishte kontaktuar edhe Ramush Haradinajn, por që nuk mori asnjëherë përgjigje.

 

Reagimi i plotë i Jonuz Salihajt:

Vlerësimet ndërkombëtare tani më e kanë qartësuar pozicionin e Sistemit Arsimor të Kosovës në ranglistën regjionale, evropiane dhe më gjerë.
Pas shpalljes së rezultateve të testit PISA, u krijua një përshtypje kinse e vetëdijesimit të klasës politike për mosndërhyrje në arsim. Pasoi edhe një rritje buxhetore e cila shënoi një fije shprese për trajtimin e arsimit si prioritet.

Mirëpo kjo klasë politike e cila ka fituar pushtetin duke u bazuar në favore dhe nepotizëm, përfundimisht nuk është e gatshme që të ndryshoi mënyrën e sjelljes. Çdo gjë është e lidhur me premtime paraelektorale dhe politika të cilat krijohen nëpër kafene, dhe mandej vendimet formale merren në organet partiake, dhe në fund vulosen në institucione të cilat janë plotësisht të kapura nga pushteti.
Kur u propozova për të udhëhequr DKA-në e Prishtinës për shkak të një historiku, autoriteti dhe përvoje të krijuar, nuk mendova se do të ketë ndërhyrje të përmasave të tilla nga eksponent partiak, që partinë e konsiderojnë si trampolinë për të përfituar çdo gjë, duke shkelur të gjitha normat etike dhe ligjore.
Por posa mora detyrën u ballafaqova me shumë probleme të akumuluara nga e kaluara, shkelje ligjore, rekrutim në kundërshtim me ligjin, transferime nepotike nga komunat tjera në Prishtinë, vendime gjyqësore të formës së prerë, të pa zbatuara etj.
Sikur këto mos të mjaftonin, tani u shtua edhe një karvan i gjatë i të ashtuquajturve aktivistë të AAK-së, që paraqiteshin në emër të degës së Prishtinës, Zyrës së Kryeministrit, Ministrave, Këshilltarëve Politik, Asamblistëve etj.
Arsyetimet ishin të ndryshme por emërues i përbashkët i tyre ishte presioni për të kryer punë, me çdo kusht, pa marrë parasysh a ishte kjo e mundshme apo jo.

Në krye të këtij grupi qëndronte kryesuesi i degës së AAK-së, i cili i mllefosur për arsye të mos zbatimit të urdhrave të tij, kishte premtuar publikisht para sejmenëve të vetë, se do të bëjë çdo gjë të më shkarkoj nga detyra.
Kështu nga fillimi i punës u vendosa në një senduiq në mes të interesave të Kryetarit të Komunës, i cili kontrollonte procesin e punësimit në favor të partisë së tij, pa asnjë kriter, dhe partisë sime, e cila për çdo ditë ushtronte trysni për rahatimin e militantëve analfabetë apo familjarët e ndonjë deputeti, ministri apo vozitësve të tyre, shumica e të cilëve kishin diploma të kolegjeve private, me të cilat nuk lejohej punësimi në arsim.

Në fund si duket u gjete kompromisi për shkarkim, kalimi i DKA-së nënë menaxhimin PSD-së për një arsye të vetme, nuk mund të vazhdohet tutje me një njeri parimor që nuk shndërrohet në instrument të askujt.
Po kthehem edhe një herë te arsyet bazike, pse e dëshironte këtë z.Shpend Ahmeti ?
Në takimin e parë para se ta filloja punën, në fund të dhjetorit të vitit 2017, ia kam bërë të qartë parimet e qeverisjes:

  1. Kthimin nënë menaxhimin e DKA-së të të gjitha institucioneve të nivelit 0,
    çerdhet dhe kopshtet, me theks të posaçëm të atyre me bazë në komunitet, të cilat kryesisht menaxhoheshin nga asistentja e Shpendit, apo në rastin më të mirë, nga një këshilltare e tij, pa asnjë vit përvojë pune dhe me diplomë të Kolegjit AAB.
  2. Kthimin nën menaxhimin e DKA-së, të Kuzhinës Qendrore, e cila
    shfrytëzonte burimet buxhetore, konkretisht mjetet e ndara për mallra dhe shërbime dhe na kushtonte më shumë se 700.000 euro në vit.
  3. Zbatimin e Ligjit për Arsim Para universitar, për punësimin e drejtorëve,
    mësimdhënësve dhe personelit teknik të shkollave që nënkupton kthimin e këtyre kompetencave nën ombrellën e DKA-së, pra të mos vazhdohet që këto emërime dhe rekrutime t’i kryej një mekanizëm i krijuar për qëllime partiake- Zyra për Burime Njerëzore. Për këtë mekanizëm të shpikur vetëm për komunën e Prishtinës, e kam njoftuar edhe Ministrin e Arsimit. Kërkova takim edhe me Kryeministrin ku do të bisedoja për këto qështje por nuk morra përgjigje.
    Nga ky takim me z.Shpendin mora një aprovim të heshtur por kuptova se kjo nuk i pëlqeu. Këtë e vërtetova posa u shpallë Konkursi i rregullt për drejtor në fund të vitit të kaluar mësimor. Tani më 37 shkolla mbaheshin me ushtrues detyre dhe ky përbënte prioritetin tim kryesor, pasi shkollat me ushtrues detyre të drejtorit kryesisht ruanin një status quo dhe nuk tregonin rezultate.
    U shpall konkursi i rregullt për drejtor dhe të vetmen lëvizje që bëri Kryetari ishte logoja e Konkursit, në vend të Burimeve Njerëzore, e vendosi atë të DKA-së.
    Erdhi procesi i formimit të Komisioneve dhe unë propozova që si ekspert i jashtëm për intervistimin e kandidatëve të jetë prof.. Halim Hyseni. Kryetari kishte vërejtje se ai nuk na dëgjon por pas arsyetimit tim e pranoj propozimin. Megjithatë kur erdhi koha për intervistimin e kandidatëve ai asnjëherë nuk lejoj që të ftohen në intervista, pasi kishte frikë se nuk e kontrollon procesin. Kështu konkursi praktikisht dështoi dhe deri në
  4. asi shkollat me ushtrues detyre të drejtorit kryesisht ruanin një status quo dhe nuk tregonin rezultate.
  5. U shpall konkursi i rregullt për drejtor dhe të vetmen lëvizje që bëri Kryetari ishte logoja e Konkursit, në vend të Burimeve Njerëzore, e vendosi atë të DKA-së.
  6. Erdhi procesi i formimit të Komisioneve dhe unë propozova që si ekspert i jashtëm për intervistimin e kandidatëve të jetë prof.. Halim Hyseni. Kryetari kishte vërejtje se ai nuk na dëgjon por pas arsyetimit tim e pranoj propozimin. Megjithatë kur erdhi koha për intervistimin e kandidatëve ai asnjëherë nuk lejoj që të ftohen në intervista, pasi kishte frikë se nuk e kontrollon procesin. Kështu konkursi praktikisht dështoi dhe deri në konkursin tjetër vazhdoj avazi i vjetër, vazhdimi i kontratave për ushtrim detyre.
  7. Pas presionit tim u rishpall konkursi tjetër. Kryetari e formoi Komisionin vet . Në këtë rast më mbeti vetëm një mekanizëm për ndaljen e manipulimeve, rritja e transparencës gjatë procesit të rekrutimit të kandidatëve për drejtor. Ftova Këshillin e Prindërve të Komunës( KP) dhe mediat të jenë prezent gjatë intervistimit, në intervista morën pjesë anëtar të KP dhe Televizioni Klan. Kjo manovër e shpëtoi procesin dhe rezultoi me përzgjedhje adekuate në 80% të rasteve.
  8. Kjo sigurisht që nuk i pëlqejë z.Shpendi Ahmetit prandaj ai priste rastin më të volitshëm që të lirohet nga një njeri i padëgjueshëm.
  9. Kur z.Brahim Mehmetaj, drejtor i Inspeksionit dhe kryetar i vetëshpallur i degës së AAK-së në Prishtinë, organizoi puçin për shkarkimin tim në muajin nëntor të 2018, askush nuk e mori seriozisht, pasi që ky mekanizëm nuk më kishte emëruar në pozitën që e ushtroja-Drejtor i DKA-së.
  10. Z. Haradinaj nuk kishte mundësi me iu kundërvu z.Shpend Ahmetit pasi që PSD tani më e mbante në këmbë Qeverinë e Kosovës.
  11. Më në fund me 14.02.2019, në ora 14 z.Shpend Ahmeti më ftoi në zyrën e tij dhe ma kumtoj vendimin që nuk mund të vazhdojmë më tutje bashkëpunimin, për arsye se unë, sipas tij, nuk i përfaqësoj më interesat e AAK-së. Në këtë mënyrë ai u shndërrua në zëdhënës të z.Brahim Mehmetajt dhe të AAK-së.
  12. Gjatë takimit ftova Kryeministrin por ai nuk u përgjigj. Kontaktova me këshilltarin e tij, Avni Arifin dhe kërkova takimin me Kryeministrin por kjo nuk mu mundësua.
  13. E vazhdova punën edhe të premten me 15 shkurt dhe e lirova zyrën.
  14. Nuk pat reagime as pas deklaratës së Kryetarit të Degës së AAK-së që shkarkimi im ishte, kinse për shkak të performancës së dobët.
  15. Kërkova të më jepet vendimi për shkarkim nga detyra por z.Shpend Ahmeti e përpiloi vendimin për lirim. Nuk e kam pranuar këtë vendim, pasi që fjala lirim nuk njihet në terminologjinë juridike. Ende po e presë vendimin e famshëm dhe arsyetimin për shkaqet e shkarkimit.
  16. Kot prita edhe reagimin e kryetarit të AAK-së.
  17. Nuk mund të besoja që një drejtor i vlerësuar në mbledhjen e fundit të Asamblesë, si më i suksesshmi të shkarkohet, kurse drejtori i Inspeksionit, me 0% të shfrytëzimit të buxhetit për vitin 2018, të avancohet në Drejtor të Pronës. E dija që ideja për shkarkimin tim, përveç nga ana e z.Brahim Mehmetaj ishte e përkrahur edhe e mbështetur edhe nga Grupi i Gjilanit në krye me z.Ahmet Isufi dhe z.Rexhep Kadriu, zëvendësministër i Infrastrukturës, por isha i bindur që Kryetari i AAK-së do të reflektoj dhe nuk do të lejojë një gjë të këtillë.
  18. Në ndërkohë mora një ftesë nga AAK-ja se mbledhja e Kryesisë do të mbahet me 28.03.2019.
  19. Si njëri nga themeluesit e AAK-së iu drejtova më një letër të shkruar Kryetarit të AAK-së, ku në mes tjerash kërkova që çështja e shkarkimit tim të vendoset në rendin e ditës dhe të diskutohet lirshëm, pa pranin time e pastaj të më kumtohet me shkrim për arsyet dhe shkaqet e shkarkimit.
  20. Edhe kësaj radhe nuk morra kurrfar përgjigje.
  21. Pas kësaj distance kohore, çdo gjë është e qartë, e gjithë kjo është realizuar me bekimin e Z.Ramushi Haradinaj, pasi që për këtë rast nuk pati asnjë koment, çfarëdo qoftë.
  22. Tani as z.Shpendi Ahmeti nuk ka pengesa për emërim të drejtorëve, rekrutim të mësimdhënësve dhe stafit edhe për DKA-në. Janë 10 pozita vakante që nuk lejonte të shpalleshin për shkak se nuk ishte i sigurt që e kontrollon procesin e rekrutimit.
  23. Pra në skenë janë goditjet e ulta partiake, beteja për numra, për mbajtjen e pushtetit me çdo kusht.
  24. Sa i përket arsimit çdo gjë është e qartë, tani më të gjithë e dinë se atë e ka marrë lumi.
  25. Kush ka menduar që 20 vite pas lufte në Parlamentin e Kosovës do të debatohet se a do të zëvendësohen orët e humbura apo jo, dhe në fund të shkelet vendimi i Ministrit që në në njëjtën kohë paraqet edhe shkelje të Ligjit për Arsimin Para universitar, që është ligji bazë, në hierarkinë e ligjeve që rregullojnë arsimin para universitare.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles