19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Dardan Molliqaj prezanton fakte se Glauk Konjufca ishte pjesë e SHIK-ut

Zhvillime dramatike kanë ndodhur në Kuvendin e Kosovës teksa deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka shpalosur fakte që sipas tij tregojnë se deputeti i VV-së, Glauk Konjufca ka qenë pjesë e SHIK-ut.

Ai madje ka treguar dhe se sa është paguar Konjufca dhe nga kush është rekrutuar, shkruan prishtinapress.eu

“Nuk ka qenë as e përzgjedhur tema nga unë por e imponuar nga ish-kolegë të mij. Pas shumë hipokrizive dhe të pavërteta, ne duhet të ballafaqohemi me të vërteta. Deklarata ime që njëri nga ish kolegët e mij ka qenë për një periudhë si anëtar i SHIK-ut më duhet të them se viti në të cilin ka shërbyer Glauku në SHIK ka qenë në 2000-2001, paga ka qenë 150 marka, ka punuar tek përpunimi i të dhënave, është rekrutuar nga Fadil Lepaja”, ka thënë Molliqaj.

Sipas Molliqajt arsye e largimit të Konjufcës nga SHIK-u ishte paga e ulët.

“Të gjitha ato letra që vininin me shkrim Glauku dhe të tjerët i përpunonin. Arsyeja e largimit të Glaukut nga SHIK-u ishte paga e ultë. Këto dhe shumë fakte tjera tregojnë që Glauku ka qenë në SHIK. Glauku dhe bashkëpunëtorët e tij po hezitojnë të ballafaqohen me të vërteten.  Arsyeja pse i kam thënë këto është se dikush që ka qenë vetë në to e e akuzon dikë tjetër ajo është hipokrizi”, ka thënë ai.

Sipas Molliqajt,Konjufcën mund ta shpëtojë vetëm e vërteta.

“Glauk nuk të pshton Kadria as njerëzit e tjerë të SHIK-ut por vetëm e vërteta. As gjykata e as Burdushi nuk të pshton. Mu Glauk më vjen marre prej teje se dhjetëra deputetë e dijnë që ke qenë në SHIK”, tha ai.

https://www.facebook.com/lajminet/videos/1998091917154346/?t=0

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles