24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Eksperti i meteorologjisë tregon kur do të ndalen reshjet e shiut, paralajmëron vërshime

Mot me shi po mbretëron ditëve të fundit në vendin tonë.

Eksperti i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj duke folur për lajmi.net ka thënë se këto reshje janë të begatshme për florën dhe faunën, për shkak se mot të tillë nuk ka pasur që një kohë të gjatë, raporton prishtinapress.eu

Ai ka bërë të ditur se reshjet do të vazhdojnë deri në ditën e enjte të javës së ardhshme.

“Vendi ynë do të vazhdojë të jetë në ndikimin e fushës së ultë atmosferike. Për rrjedhojë moti nuk so të jetë stabil dhe do të ketë reshje shiu të cilat do të vazhdojnë deri në ditën e enjte”, ka bërë të ditur Tahirsylaj.

Ai po ashtu ka thënë se temperaturat minimale do të arrijnë deri në 7 gradë, ndërkaq që ato maksimale deri në 14.

“Temperaturat minimale do të sillen mes 4 dhe 7 gradë ndërkaq ato maksimale deri në 14 gradë. Më 15 prill do të ketë një ulje të theksueshme të temperaturave i cili është një fenomen pranveror dhe që faktori njeri nuk mund të ndikojë”, ka thënë ai.

Po ashtu Tahirsylaj ka paralajmëruar se në raste të tjera mund të ketë edhe rrezik të vërshimeve në shtretërit e lumenjve që nuk janë të rregulluar, dhe gjithashtu në vendet ku nuk është rregulluar problemi i ujërave të zeza.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles