15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Komisioni Evropian: Kosova dhe Serbia pa i zgjedhur problemet le të harrojnë BE-në

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Shinas i ka dërguar mesazh Kosovës dhe Serbisë për të zgjedhur problemet me njëra-tjetrën nëse duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. 

“Problemet dypalëshe nuk duhet të importohen në BE. Është e nevojshme të vazhdohet procesi i dialogut.”, u shpreh Shinas për Tanjug. 

Kurse në pyetjen se kur do të vazhdoj dialogu, komisionari evropian nuk ktheu përgjigje, transmeton Indeksonline. 

Ndërsa sa i përket taksës së vendosur nga Kosova për produktet serbe tha se nuk është sinjal që mbështet rrugën evropiane. 

Kurse, i pyetur se a ka BE fuqi për të bindur Kosovën për ta hequr taksën, Shinas është përgjigjur kështu: “Unë mendoj se mesazhi kuptohet dhe do të vazhdojmë të paraqesim qëndrimin tonë”. 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles