Policia bllokon 2 milion euro të bastoreve në Kosovë

0
47

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në aksionin e realizuar bashkë me Doganën dhe ATK-në janë kontrolluar 235 lokale dhe janë mbyllur 222 prej tyre.

Policia më tej njofton se gjatë këtij plani janë sekuestruar 202 aparate të ndryshme të lojërave të fatit, një tavolinë rolet, 32441 €, 850$, 150 Franga.

Sipas policisë, operacioni ka përfunduar rreth orës 23:40 pa ndonjë incident.

“Lidhur me këtë rast hetimet janë duke vazhduar dhe si rezultat i hetimeve deri më tani përveç tjerash në bankat e Kosovës bazuar në urdhresë të gjykatës janë ngrirë 2.182.500.00 Euro ( Dy milion e njëqind e tetëdhjetë e dy mijë e pesëqindë Euro) nga xhirollogaritë e bizneseve të të dyshuarave”, thuhet në njoftim.