17.3 C
New York
Tuesday, October 29, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori amerikan i bën thirrje Kuvendit të votoj propozimet e Thaqit!

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett, i ka bërë sot thirrje Kuvendit të Kosovës të votojë në favor të amendamenteve të propozuara nga presidenti Hashim Thaçi për Ligjin e OJQ-ve.

Ai në një postim në Twitter shkruan se një gjë e tillë nuk ka të bëjë me politikën, por me sigurimin e transparencës dhe parandalimit të keqpërdorimit të fondeve të donatorëve.Ndryshe, presidenti Thaçi e ka kthyer në rishqyrtim ligjin për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më 7 nëntor të vitit të kaluar. 

Kthimin në rishqyrtim të Ligjit Nr. 06/L-043 për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare, presidenti Thaçi e ka bërë për shkak se disa nene të Ligjit për Lirinë e Asociimit në OJQ nuk janë në pajtim me Nenin 44 (1) të Kushtetutës dhe me praktikat më të mira ndërkombëtare për lirinë e asociimit.

Bazuar në këtë ligj të ri për organizatat joqeveritare, akti i themelimit të tyre duhet të vërtetohet edhe te noteri dhe për personat juridikë nuk është paraparë që akti themelues të nënshkruhet edhe nga përfaqësuesi i autorizuar i personit juridik.

Sipas Zyrës së Presidentit, praktikat e mira të regjistrimit të OJQ-së promovojnë procedura të thjeshta, të shpejta dhe pa pagesë, jo procedura të vështira.

Po ashtu, në nenin 16 (2) të Ligjit nr. 06/L-043 për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare, parashihet që shoqata duhet të themelohet nga të paktën shtatë persona, duke kufizuar kështu edhe lirinë e asociimit dhe duke rënë në kundërshtim edhe me vlerat dhe frymën e Kushtetutës, sepse shoqatat nënkuptojnë një grup vullnetar të personave me interesa, qëllime ose aktivitete të përbashkëta.

Praktikat e mira kërkojnë që për themelimin e shoqatës duhet të jenë të paktën 2 themelues, kurse deri më tash ato janë themeluar nga tre e më shumë persona dhe në vend që të avancohet kjo praktikë e mirë, me këtë nen krijohen vështirësi edhe për themelimin e shoqatave, për shkak të rritjes së numrit minimal të themeluesve.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles