3.5 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

Pronari i Kolegjit ISPE, Avni Mazreku dënohet me 3 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prishtinë, të mërkurën, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj profesorit dhe ish-drejtorit të kolegjit ISPE, Avni Mazreku, i cili akuzohej se ka kryer veprën penale legalizim të përmbajtjes së rreme.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësja Fatime Dërmaku, të akuzuarit Mazreku i është shqiptuar dënimi me burgim prej 3 viteve, të cilin ai do ta vuajë pas marrjes së formës së prerë të këtij aktgjykimi.

Palët e dëmtuara, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Agjencia e Kosovës për Akreditim, për realizimin e kërkesës pasurore juridike janë udhëzuar në kontest civil.

Në emër të fondit për kompensimin e viktimave, i akuzuari Mazreku obligohet të paguajë shumën prej 30 euro.

I akuzuari është obliguar të paguajë edhe shumën prej 50 euro në emër të paushallit gjyqësor.

Sipas gjykatëses Dermaku, pala e pakënaqur ka të drejtë të ushtrojë ankesë ndaj këtij aktgjykimi brenda afatit prej 15 ditësh nga dita e marrjes së kopjes së këtij aktgjykimi.

Sipas aktakuzës së ngritur nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, më 26 prill 2016, Avni Mazreku pretendohet se ka kryer veprën penale “legalizim i përmbajtjes së rreme”, nga neni 403 i KPK-së.

Mazreku akuzohet se 30 qershor 2014, në Agjencinë e Kosovës për Akreditim në Prishtinë, e ka vënë në lajthim organin kompetent që në një dokument publik, libër apo regjistër, të vërtetojë një çështje të pavërtetë të paraparë për të shërbyer si provë në një çështje ligjore.

Mazreku thuhet se përmes sekretarit të kolegjit “ISPE”, Veton Sahiti ia kishte dorëzuar konfirmimin e pagesës të printuar përmes sistemit elektronik “E-Banking” nga llogaria e këtij kolegji në “Raiffeisen Bank”, kinse e ka të kryer pagesën e mbetur në shumë prej 19.500 euro.

Si rezultat i kësaj pagese, siç thuhet në aktakuzë, aplikacioni i kolegjit “ISPE” ishte futur në shqyrtim në mbledhjen e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, e cila ishte mbajtur më 1 korrik 2014. /BetimiperDrejtesi/

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles