17.3 C
New York
Tuesday, October 29, 2024

Buy now

spot_img

Reçica emërohet sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës!

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit është bërë me sekretar të përgjithshëm.

Betim Reçica, i cili deri më tani ishte ushtrues detyre, tani më edhe zyrtarisht është emëruar si sekretar për një post 3 vjeçar.

Sekretari i përhershëm i ministrisë mban përgjegjësi direkte ndaj ministrit përkatës.

Sekretari i përhershëm i ministries është përgjegjës për:

  • Administrimin dhe menaxhimin e gjithmbarshëm të ministrisë dhe për sigurimin e implementimit të funksioneve që u janë besuar asaj;
  • Sigurimin e mbikëqyrjes adekuate, dhënien e këshillave të paanshme profesionale dhe të sakta për autoritetin përkatës mbi të;
  • Organizimin dhe punësimin e personelit për ministrinë, si dhe nxjerrjen e urdhëresave administrative dhe vendimeve për çështjet që i përkasin funksioneve të ministrisë;
  • Menaxhimin efektiv dhe efikas të resurseve që i janë siguruar ministrisë;
  • Implementimin e politikës jodiskriminuese për personelin e ministrisë, duke përfshirë edhe përfaqësimin e barabartë gjinor në të gjitha fushat dhe nivelet, dhe sigurimin e përbërjes së personelit që reflekton karakterin multietnik të Kosovës dhe
  • Punësimin e personelit në ministri në bazë të kualifikimit profesional, aftësitë dhe meritat e së secilit përmes konkursit të hapur dhe të drejtë.

(Neni 5.5)

  • Sekretari i përhershëm, nuk merr udhëzime nga asnjë qeveri, organizatë, institucion apo person, përveç atyre që gëzojnë autoritetin e ministrisë;

(Neni 5.6)

  • Sekretari i përhershëm cakton një zyrtar të autorizuar financiar për ministrinë të tij dhe siguron harmoni të plotë me vendimet, urdhëresat administrative dhe rregullat financiare që janë nxjerrë përkitazi me këtë çështje nga Ministria për Ekonomi dhe Financa apo nga autoritetet tjera përkatëse.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles