16.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Muharremaj ia dorëzon Veselit peticionin për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ia ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, peticionin që kërkon shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit.

Kreu i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ia ka dorëzuan peticionin me mbi 1 mijë e 500 nënshkrime, kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli.

Ky peticion i nënshkruar nga këta qytetarë kërkon shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit.

Pas dorëzimi të peticionit, Mharremaj ka thënë se presin që Kuvendi të marrë sa më shpejt vendim.

“Sot patëm takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin dhe i dorëzuam peticionet për lojërat e fatit dhe presim që vendimin ta marrë Parlamenti i Kosovës. Kryetari i Kuvendit e priti shumë mirë këtë peticion dhe na tha se jeni të ftuar në Komisionin i cili pritet të marrë këtë vendim. Ne sot kemi dorëzuar kërkesën e qytetarëve të cilët kanë kërkuar që ky ligj të shfuqizohet në Kuvendin e Kosovës. Edhe një herë po them se kjo është kërkesë e qytetarëve dhe jo personalisht kërkesë e imja, por edhe një herë po them se në bashkëpunim me të gjithë grupet parlamentare e kemi filluar këtë peticion e cila është e drejtë kushtetuese”, deklaroi Muharremaj.

Tutje Muharremaj ka thënë se nëse deputetët e Kuvendit të Kosovës vendosin që ta shfuqizojnë këtë ligj, atëherë sipas tij, meritorë janë qytetarët dhe askush tjetër.

“Nëse ndodhë shfuqizimi i këtij ligji, kjo nuk është meritë e kryetarit e as asamblistëve të Suharekës, por është meritë e qytetarëve  për arsye se ata kanë arritur që të mbledhin mbi 1 mijë e 500 nënshkrime”, u shpreh i pari i Suharekës.

Muharremaj po ashtu ka thënë se vetëm në Suharekë që nga mbyllja e lojërave të fatit dhe basteve në Shqipëri, kanë filluar problemet e shumta dhe është rritur numri i tyre.

“Kjo është në të mirë të qytetarëve pasi që prej mbylljes së lojërave të fatit dhe basteve  në Shqipëri kanë filluar probleme të shumta dhe është rritur numri i tyre. Është e vërtetë që kohën e fundit kanë ardhur nga Shqipëria vetëm në Suharekë lejë kanë 20 biznese të lojërave të fatit, por ka edhe më shumë janë diku rreth 100”, theksoi Muharremaj.

Ndryshe, iniciativa për këtë peticion u mor pas rasteve të vrasjeve që ndodhën në dy kazino, njëra në Suharekë dhe më pas edhe në Lipjan.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles