15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Në 20-vjetorin e sulmeve ajrore Kosova është ende larg NATO-s

Janë bërë dy dekada nga fillimi i sulmeve ajrore kundër caqeve policore serbe dhe njëmbëdhjetë vjet të funksionimit si shtet i pavarur, por Kosova është ende larg që të bëhet pjesë e Aleancës Veriatlantike.

Se vendi është larg anëtarësimit në NATO e pranon edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti, njëherësh njëri nga ish-themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Haliti ka thënë për “Zërin” se Kosova nuk do të mundë të jetë pjesë e kësaj organizate, për shkak të shteteve që nuk e kanë njohur pavarësinë e saj.

“Janë disa kushte që duhen plotësuar për anëtarësim në NATO. Duhet të kemi disiplinë e po ashtu duhet të gjitha shtetet anëtare të NATO-s ta përkrahin Kosovën. Ne nuk mundemi të jemi pjesë e NATO-s, sepse kemi disa shtete anëtare që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Edhe tentimi për t’u anëtarësuar si anëtare me fuqi të plotë është iluzion tani për tani, prandaj nuk mund të bëhemi pjesë e NATO-s së shpejti”, ka thënë ai.

Madje, sipas Halitit, Kosova nuk është as e përgatitur për t’u bërë pjesë e NATO-s, ndonëse pranon se po punohet në këtë drejtim.

“Nuk e besoj se Kosova është e përgatitur për t’u anëtarësuar në NATO, sepse po të ishte e përgatitur do të ishim pjesë e Aleancës. Duhet të plotësohen standardet për të qenë pjesë e NATO-s. Të gjitha institucionet e Kosovës po punojnë, por dëshirat tona nuk mund të vijnë në shprehje. Në qoftë se interesi strategjik i shteteve të NATO-s është që Kosova të jetë në NATO, ajo do të bëhet shumë shpejt”, ka thënë ai

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles