15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Kërkohet luftë ndaj korrupsionit, taksa në plan të dytë

Ambasadori i SHBA-së dhe ai i Britanisë së Madhe në Prishtinë gjatë javës së kaluar kanë kërkuar vazhdimisht të luftohet korrupsioni, nepotizmi, por asnjë fjalë nuk e kanë thënë për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.

Për shkak të zhvillimeve politike në Serbi dhe në BE, ku pritet të mbahen zgjedhjet në maj të këtij viti, vlerësohet se çështja e taksës po lihet në plan të dytë.

Ndonëse në fund të muajit shkurt dhe në pjesën e parë të marsit presioni ndërkombëtar për heqjen e taksës kishte arritur kulmin, gjatë javës që lëmë pas nuk është dëgjuar asnjë thirrje nga bashkësia ndërkombëtare për pezullimin e tarifës. Përkundrazi, ambasadorët e vendeve të QUINT-it kanë mbajtur takime e konferenca të vazhdueshme, por përpos kërkesave për luftim të korrupsionit e të nepotizmit nuk kanë përsëritur fare kërkesën për suspendim të masës 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se një zbehje e tillë e presionit ndërkombëtar vjen si rrjedhojë e mostërheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj nga vendimi për taksën, si dhe për shkak të zhvillimeve të brendshme në Serbi.

Sipas tyre, Serbia aktualisht po ballafaqohet me protesta masive kundër presidentit Aleksandër Vuçiq dhe në këtë formë as pala serbe aktualisht nuk ka gatishmëri për vazhdimin e dialogut, me ç’rast shihet e pamundur një marrëveshje përfundimtare mes dy shteteve gjatë këtij viti.

Por pavarësisht kësaj, zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq, gjatë një përgjigjeje dhënë gazetës “Zëri” ka kërkuar edhe një herë që tarifa prej 100 për qind e vendosur ndaj produkteve që vijnë nga Serbia e Bosnjë e Hercegovina të pezullohet sa më parë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles