13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj: Liria e Kosovës u bë e mundur falë Amerikës dhe BE-së

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, në 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s, ka thënë se liria e Kosovës u bë falë Amerikës dhe BE-së.

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj në shënimin e 20-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s, ka marrë pjesë në organizimin e Institutit të historisë “Ali Hadri” nga Prishtina dhe “Institutit për Trashëgimi Shpirtërore e Historike”, në Shkup.

Në fjalën e tij, Hoxhaj tha se ngjarjet historike nuk duhet vetëm t’i kujtojmë si të tilla, por edhe të reflektojmë dhe t’i përdorim për të ecur përpara.

“Bombardimet e NATO-së shënojnë përmbylljen e një epoke të errët për shqiptarët në Ballkan. Liria e Kosovës është bërë e mundur falë ngritjes së Amerikës si superfuqi botërore, si dhe të BE-së. Prandaj, duhen ruajtur miqësia dhe raportet e mira me aleatët tanë. Tani është koha që përfundimisht të arrijmë marrëveshjen finale me Serbinë, në mënyrë që të mund të fokusohemi në zhvillim ekonomik dhe shoqëror, si shtet me njohje të plotë dhe i anëtarësuar në OKB”.

Hoxhaj shprehu mirënjohje për vendet anëtare të NATO-së dhe shqiptarëve që kontribuuan në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Populli i Kosovës u është mirënjohës shteteve anëtare të NATO-së që vepruan për ta ndalur gjenocidin, si dhe u jemi falënderues të gjithë shqiptarëve nga të gjitha trevat që kanë kontribuuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, përfundoi ai.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles