13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: Kosova përjetësisht mirënjohëse ndaj NATO-s, SHBA-së dhe botës demokratike

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se populli i Kosovës do të jetë përjetësisht mirënjohës ndaj udhëheqësve të botës demokratike në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që më 24 mars 1999 filluan sulmet mbi Serbinë, për t’i dhënë fund terrorit të saj gjenocidal në Kosovë.

Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Republika e Kosovës është krenare me aleancën që ka me NATO-n, të cilën e ka filluar UÇK-ja e sot po e vazhdon Ushtria e Kosovës, përcjell lajmi.net.

“20 vjet më parë NATO filloi sulmet mbi Serbinë, për t’i dhënë fund terrorit të saj gjenocidal në Kosovë. Populli i Kosovës do të jetë përjetësisht mirënjohës ndaj udhëheqësve të botës demokratike në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata ishin me ne, në orën më të ligë të historisë sonë. Ne jemi krenarë që aleancën me NATO-n, të filluar nga UÇK-ja, sot po e vazhdon Ushtria e Kosovës. Gjithmonë në shërbim të lirisë dhe paqes”, ka shkruar Veseli.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles