18 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria për dy muaj shpenzoi 40% të rezervave shtetërore

Qeveria e Kosovës për vetëm dy muaj (janar dhe shkurt) ka shpenzuar rreth 40% të buxhetit të ndarë nga rezervat shtetërore për vitin 2019.

Vlerësohet se një shpenzim i tillë i rezervave rrezikon stabilitetin financiar të vendit.

Për vetëm dy muaj, janar dhe shkurt, të këtij viti Qeveria e Kosovës ka ndarë hiç më pak se 1 milion e 797 mijë euro, nga 4 milionë e 800 euro sa janë ndarë gjithsej për rezerva shtetërore për vitin 2019.

Në një raport që ka siguruar gazeta “Zëri” del se në total për dy muaj Qeveria ka shpenzuar rreth 40% të buxhetit shtetëror për këtë vit.

Qeveria nga rezervat shtetërore gjatë këtij viti sipas këtij raporti ia ka ndarë 35 mijë euro Klubit të Prodhuesve të Kosovës për përkrahje të fushatës “Made in Kosova”, ndërsa 15 mijë euro i ka ndarë për përkrahje të familjes së zëvendësministrit Arian Daci, i cili humbi jetën tragjikisht në janar të këtij viti.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles