24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Ndërgjegjësimi për dhunën në familje solli dënimin e parë kapital për këtë krim

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka nënshkruar sot Memorandumin e Bashkëpunimit me Zyrën e UnWomen në Kosovë, për Sistemin e Integruar për Evidentimin e Rasteve të Dhunës në Familje.

Në ceremoninë e nënshkrimit, Ministri Tahiri ka përmendur se pikërisht për dhunën në familje, për herë të parë gjykatat në Kosovë kanë shqiptuar dënimin kapital të burgimit të përjetshëm.

Sipas Ministrit Tahiri, ky fenomen duhet të trajtohet në tri fusha, atë të drejtësisë penale, të pozitës juridike të gruas si dhe në rrafshin e mbështetjes sociale.

“Në fushën e drejtësisë penale, ndër kapitujt e veçantë të punës sime si Ministër i Drejtësisë ka qenë hartimi i Kodit të ri Penal i cili do të hyjë në fuqi muajin e ardhshëm dhe i cili për herë të parë ka sanksionuar si vepër penale dhunën në familje. Janë paraparë vepra penale që lidhen me cenimin e integritetit në marrëdhëniet familjare dhe është siguruar mbrojtje juridike për çdo viktimë të kësaj dhune. Pra me Kodin e ri Penal, kemi dhënë mesazh të prerë se abuzimi në familje, i çfarëdo forme, nuk do të tolerohet dhe do të ndëshkohet pa asnjë amnisti, siç e ka paraparë ligji” ka theksuar ministri Tahiri.

Por që dhuna në familje të parandalohet, ministri Tahiri ka përmendur rëndësinë e përmirësimit të rolit të gruas në shoqëri. Sipas tij, pikërisht për këtë arsye ligjet e sponsoruara në Kuvend që tashmë janë në fuqi, siç është ai për Noterinë, Trashëgiminë, Procedurën Jo Kontestimore, i japin një shtyrje të fuqishme pozicionimit të gruas në kuptim të trashëgimisë duke e bërë atë subjekt të patjetërsueshëm të trashëgimisë.

Ministri Tahiri ka shprehur konsideratë të lartë për Zëvendës Ministrin e Drejtësisë, Naim Qelaj i cili është edhe Koordinator Kundër Dhunës në Familje, dhe po ashtu për UN Women, për punën e bërë në ngritjen e vetëdijesimit kundër dhunës në familje.

“Databaza e dhunës në familje, nuk ka qëllim klasik grumbullimin e të dhënave sa për t’i evidentuar ato, por edhe analizën shkak-pasojë në mes tyre, analizën e rasteve të dhunës ne familje, rrjedhimisht, ndërtimin e një perspektive më efektive që i përgjigjet problemeve reale” ka thënë ministri Tahiri.

Nënshkrues të këtij Memorandumi janë edhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës,  Rashit  Qalaj.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles