18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Ministri i Jashtëm nga Spanja: Kosova dhe Katalonia nuk mund të krahasohen!

Madridi zyrtar shpreson së dialogu është zgjidhja e vetme për një epilog përfundimtar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës, Josep Borrell.

Sipas tij, dialogu mund të sjellë një zgjidhje të qëndrueshme për këtë çështje.

“Kosova dhe Katalonia nuk mund të krahasohen. Ajo që ndodhi në Kosovë nuk ka të bëjë fare me Kataloninë. Këto krahasime bien në veshë të shurdhër, nuk kanë peshë. Sigurisht, katalanasit duan të bëjnë krahasime të këtij lloji. Asnjë nga situatat që kemi në Evropë në lidhjen e proceseve separatiste nuk mund të krahasohet”, ka deklaruar ai, pas një takimi që zhvilloi me homologun e tij serb, Ivica Daçiq.

Borel nënvizoi se Spanja mbështet perspektivën evropiane të Serbisë.

“Ne mbështesim dëshirën e Serbisë për t’u bashkuar me familjen evropiane, dhe reformat tregojnë se Serbia po përparon me shpejtësi të lartë”, është shprehur ai.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles