18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Limaj: Të gjithë na kërkojnë ta heqim taksën, edhe Richard Moore

Fatmir Limaj ka thënë se me zyrtarin e Qeverisë britanike, Richard Moore, kanë biseduar për përgatitjet për dialog.

Bashkryesuesi i delegacionit shtetëror për dialogun, Fatmir Limaj ka thënë se me zyrtarin e Qeverisë britanike, Richard Moore, kanë biseduar për përgatitjet për dialog.

Limaj ka thënë se atij ia kanë shpjeguar platformën e dialogut.

“Sot patëm takim më zyrtarë të lartë të Qeverisë britanike dhe biseduam për përgatitjet tona për dialog. Atij i shpjeguam përmbajtjen e platformës, i shpjeguam që ajo është e mbështetur mbi bazën e dokumenteve që e kanë bërë këtë shtet. E informuam edhe për disa tema që në të kaluarën nuk janë trajtuar sa duhet për marrëveshjen me Serbinë. Gjetëm mbështetje të plotë nga përfaqësuesi i Qeverisë britanike. Britania inkurajon dhe mbështet përpjekjet për dialog dhe që Kosova të jetë pjesë e bisedimeve me qëllim që të arrihet marrëveshja”, ka thënë ai

Limaj theksoi se edhe zyrtari Moore ka kërkuar të pezullohet taksa.

“Të gjithë që vijnë kërkojnë në mënyrë diplomatike të largohen pengesat dhe të vazhdohet dialogu, në këtë mënyrë të pezullohet taksa. Ne mundohemi që t’iu shpjegojmë që kushtëzimet nuk janë të mira në dialog. Qëndrimi i të gjithë miqve është që të gjendet rrugë për t’i dhënë mundësi dialogut dhe këtë vazhdimisht na e kanë thënë në Prishtinë e Bruksel”, ka deklaruar ai.

Ndër të tjera Limaj foli edhe për takimin e fundit në Bruksel së bashku me Shpend Ahmetin.

“Takimet në Bruksel janë para përgatitjes së dialogut. Takimet tona në Bruksel do të ndodhin shpesh, merrni të zakonshme. Janë takime të rregullta ku ne lëmë tema të hapura për të biseduar”, ka theksuar ai.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles