17.3 C
New York
Tuesday, October 29, 2024

Buy now

spot_img

Të dyshuarit për vrasjen e Ivanoviqit hetohen edhe për 8 vepra të tjera kriminale

Millan Radojiçiq, Nedelko Spasojeviq dhe Marko Roshiq përveç për “Përfshirje në vrasjen” e politikanit serb Oliver Ivanviq, akuzohen edhe për 8 vepra të tjera kriminale.

Tre të dyshuarit kryesorë për përfshirje në vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq, më 16 janar 2018, akuzohen edhe për një varg të veprave të tjera kriminale.

Nga tre të arrestuarit e dyshuar për vrasjen e Ivanoviqit Gjykata e Apelit e ka lënë të lirë Dragisha Markoviqin, ndërkaq të dyshuarve të tjerë ua ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj.

I dyshuari kryesor Millan Radojiçiq, për të cilin thuhet se ka organizuar vrasjen e Ivanoviqit, ndodhet akoma në liri ndonëse ndaj tij është shpallur fletarrestim, por që Serbia nuk e ka përfillur.

Radojiçiq, i cili është nënkryetar i Listës Serbe, madje ka marrë pjesë në një takim të përfaqësuesve serbë të Kosovës me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq në Rashkë të premten.

Në këtë mënyrë është dëshmuar se ai e ka mbështetjen e fuqishme të shtetit të Serbisë dhe të vetë presidentit Vuçiq. Mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës, duke iu referuar “Insajder”-it në Serbi, shkruajnë se të dyshuarit për vrasjen e Ivanoviqit akuzohen edhe për tetë vepra të tjera kriminale.

“Ndaj tre të dyshuarve në përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit, Nedelko Spasojeviq, Marko Roshiq dhe Millan Radojiçiq, hetimet janë zgjeruar edhe për tetë vepra të tjera kriminale, në mesin e të cilave për ‘Krim të organizuar’, ‘Blerje dhe shitje të drogës’, ‘Vrasje të rëndë’, ‘Sulm mbi stafin e OKB-së’ dhe për ‘Shkaktim të lëndimeve të rënda trupore”’, kanë konfirmuar avokatët Negovan Sharanoviq dhe Mahmut Halimi, të cilët mbrojnë Spasojeviqin dhe Roshiqin.

Sipas tyre, në propozimin për vazhdimin e paraburgimin të prokurorit të Shtetit të Kosovës, të cilin e ka miratuar Gjykata në Prishtinë, thuhet se ata kanë qenë pjesë e grupit kriminal të organizuar dhe këto vepra i kanë kryer në vitin 2011.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles