24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq tregon pyetjen rreth Kosovës për të cilën nuk ka përgjigje askush në Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur për zhvillimet e fundit në raport me Kosovën.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se sa i përket çështjes së Kosovës, duket se të gjithë kanë më shumë informata se ai.

Kreu i shtetit serb ishte mysafir në emisionin e mëngjesit në “Prva TV” ku foli për tema të ndryshme përfshirë Kosovën.

“Kur kam diskutuar me Thaçin, kundërshtarët e mi nuk kanë mundur të thonë asgjë sepse unë kam qenë shumë më i përgatiur se Thaçi, por duket se për ata Serbia nuk është në rend të parë”, deklaroi Vuçiq, transmeton prishtinapress.eu

“Secili flet atë që dëshiron”, shtoi ai duke i pyetur drejtuesit e emisionit se si qytetarë cila duhet të jetë zgjidhja për Kosovën. “Askush nuk e di përgjigjen në këtë pyetje, kurse të gjithë e dinë se asgjë nuk vlen. Unë kam marrë përgjegjësinë për atë detyrë sepse më ka caktuar Qeveria. E di se çfarëdo zgjidhje që i propozoj Serbisë, nuk do ta marrë shumicën”, theksoi ai.

“Unë këtë rrezik e marr mbi vete dhe për këtë punoj. Nga ana tjetër ballafaqohem së pari me kritikat pastaj flasim për zgjidhjen. Ne sot nuk kemi konflikt të ngrirë sepse shqiptarët nuk e dëshirojnë, por -ata kërkojnë zgjidhje dhe konsolidim të shtetit që kanë krijuar. Raporti mes serbëve dhe shqiptarëve është faktori kryesorë për ne. Evropa dhe Amerika nguten për një zgjidhje sepse shohin nervozizmin e shqiptarëve dhe kanë frikë nga përplasjet, kurse Serbia ka thënë se nuk do të lejojnë sulme ndaj shtetasve tanë dhe dëshirojmë t’i shmangemi përplasjeve”, u shpreh Vuçiq.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles