19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Berisha dhe komandant Rama pritën delegacionin e lartë të NATO-s

Ministri i Mbrojtje, Rrustem Berisha dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama pritën sot në Ministrinë e Mbrojtjes një delegacion nga Aleanca Veri-Atlantike(NATO), në krye me Jonathan Parish, zëvendësasistent i Sekretarit Gjeneral të NATO-s për Operacione si dhe drejtorin e Operacioneve dhe Misioneve të NATO-s, Michel Soula.

Ministri Berisha dhe gjeneral Rama zhvilluan takime të ndara me delegacionin e NATO-s, në të cilat u bisedua kryesisht për situatën e sigurisë në Kosovë e rajon, zhvillimet rreth tranzicionit të FSK-së, marrëdhëniet Kosovë – NATO dhe perspektivën e këtyre marrëdhënieve në të ardhmen.

Krerët e FSK-së e njoftuan drejtorin e Operacioneve të NATO-s mbi zhvillimin e FSK-së, planet për të ardhmen, rikonfirmuan vullnetin e Kosovës për avancimin e marrëdhënieve me KFOR-in, NATO-n, si dhe konfirmuan vendosmërinë e Kosovës për anëtarësim në NATO.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles