6.7 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Prishja e raporteve me SHBA-të, Hoti thotë se vetë AAK-ja duhet ta kërkojë dorëheqjen e Haradinajt

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, ka reaguar pas takimeve të fundit të ekipit negociator lidhur me platformën e dialogut.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se askush nuk duhet që sipas tij të eksperimentojë me shtetësinë e Kosovës dhe se siç thotë ai, kushtetuta është platforma e Kosovës në këtë proces.

 Ky është postimi i plotë i tij:

Askush nuk duhet të eksperimentojë me shtetësinë e Kosovës.

Platformë për dialog është Kushtetuta e Kosovës. Ekip negociator është Qeveria e Kosovës që ka legjitimitet politik për të ushtruar kompetencat e veta kushtetuese. Çdo format tjetër është jo kushtetues dhe nuk do të ketë përkrahje asnjëherë.

Kosova është shteti i pavarur dhe duhet të përfaqësohet nga institucionet kushtetuese. Pasi institucionet aktuale nuk kanë fuqi politike dhe as legjitimitet, atëherë duhet ndjekur rrugët për të fituar legjitimitetin fillimisht. Koalicioni PAN në asgjë nuk është unik përveç për të qëndruar në pushtet me çdo kusht.

Derisa në Qeverinë e kaluar janë bërë përpara në konsolidimin e shtetësisë së Kosovës, duke nënshkruar MSA-në, anëtarësimi në organizata të ndërkombëtare, zhvillim ekonomik, luftë kundër korrupsionit dhe arritje të tjera sado modeste që mund të jenë, me Qeverinë e PAN-it Kosova ka bërë hapa prapa.

Është hera e parë në historinë 30 vjeçare të përpjekjeve tona për shtet të pavarur që cenohen marrëdhëniet miqësore me SHBA-në. Është hera e parë në historinë tonë si shtet që Kryeministrit i vendosen ndalesa për udhëtim në SHBA.

Mendoj se vetë partia e tij do të duhej të kërkonte dorëheqjen. PDK duhet të marrë përgjegjësinë kryesore në këtë izolim të Kryeministrit të Kosovës, pasi para dy jave vraponte për të marrë meritat për vendosjen e taksës.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles