18 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj, Komandantit të ushtrisë: S’keni nevojë të publikoni gjithçka, ose ndërroheni!

Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar letrën që komandanti i FSK-së ia ka dërguar presidentit Thaçi rreth anulimit të vizitës së gjeneralit amerikan nga Iowa.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, kishte zgjedhur që përmes një letre ta njoftojë presidentin Hashim Thaçi, se Qeveria amerikane ka marrë vendim që të anulojë vizitën e gjeneralit amerikan të Gardës Nacionale të Iowas, Timothy Orr në Kosovë.

Kryeministri Haradinaj, i pyetur rreth kësaj letre, tha se komandanti i FSK-së nuk ka nevojë të dalë aq shumë në media.

“Gjenerali Rama duhet ta dijë që është komandant i ushtrisë, nëse mendon se është zor me majtë ushtrinë, ka naj djalë të ri a vajzë të re, që mund ta udhëheqë ushtrinë. Nëse mendon se duhet me qenë shpesh pjesë e mediave, duhet ta dijë se nuk është detyrë e tij. Merrni shembull prej ushtrive perëndimore, pra ka zëdhënës ushtria e tij, komandanti le të punojë. Kemi shpesh komunikime konfidenciale, e kuptoj pse po bëhet kaq e zhurmshme, po e kuptoj logjikën pse po bëhen, por i siguroj të gjithë këta që po mendojnë se ruhet miqësia duke vepru kështu. Kjo logjika që po mundohen me i bë presion Qeverisë së vendit, do t’ju kthehet keq të gjithëve. Unë ushtroj obligimet e mia kushtetuese, për Kosovën unike, të pandashme, kjo është detyra jem”, ka thënë Haradinaj

Sipas Ramës, gjenerali amerikan anuloi vizitën në Kosovë në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për vendosje të taksës në produktet e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles