13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Molliqaj fton Konjufcën në përballje televizive: Nëse s’guxon, shihemi në Kuvend!

Kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka paralajmëruar se sot do të dorëzojë padi ndaj ish-kolegut të tij të partisë, Dardan Molliqajt për deklaratat se ai kishte punuar në Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK).

Për këtë ka reaguar, Molliqaj, i cili e ka ftuar Konjfucën për tu ballafaquar në ndonjë televizion.

Në një postim në Facebook, Molliqaj ka shkruar se nëse Konjufca ‘sguxon të pranoj këtë, atëherë do të shihen prapë në Kuvend.

Më poshtë postimi i Molliqajt:

Glauk Konjufca paska thënë që deklaratat e mia janë shpifje dhe se e kam përdorë Kuvendin për shkak të imunitetit. Për ta ”shfajësuar” vetën, më paska paditur.

Nëse Glauku dhe udhëheqësit e tjerë të Sektit e paskan problem Kuvendin aty ku unë preferoj të ballafaqohemi, atëherë e ftoj Glaukun që ta zgjedhë vet vendin dhe kohën për një perballje televizive kudo që ai don dhe aty i qesim në shesh të gjitha.

E nëse ai nuk guxon të ballafaqohet në debat televiziv, atëherë shihemi prap në Kuvend.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles