15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Stoltenberg: Kjo është ditë historike për Maqedoninë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas nënshkrimit të protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në këtë organizatë, ka thënë se kjo është ditë historike.

Pas nënshkrimit të protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancën Veri-Atlantike, në selinë e NATO-s në Bruksel, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg  në fjalimin e tij tha se është kënaqësi që takohet sërish me ministrin Nikolla Dimitrov, duke thënë se ky është një akt historik, transmetojnë mediat maqedonase.

“Me kurajon e kryeministrave Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev u nënshkrua Marrëveshja e Prespës, e cila na ka sjellur sot këtu. Ka pasur vështirësi dhe pengesa, por përkushtimi ndaj demokracisë bëri që të ketë stabilitet dhe prosperitet më të madh. Kemi pritur të bashkëngjiteni në familjen tonë me padurim. Nënshkrimi i protokollit nënkupton fillimin e ratifikimit të procesit për anëtarësim. Pas nënshkrimit të protokollit presim që të vazhdoni me reformat dhe punën tuaj. Prej sot, përfaqësuesit tuaj do të marrin pjesë në takimet e NATO-s. Të bëheni anëtarja e 30 e NATO-s do t’ju mundësojë të keni stabilitet dhe siguri”, tha Stoltenberg.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles